LAJMI I FUNDIT:

Logopedi që dyshohet se abuzoi psiqikisht me 3-vjeçaren është arrestuar – dalin pamjet e sulmit fizik ndaj tij

Logopedi që dyshohet se abuzoi psiqikisht me 3-vjeçaren është arrestuar – dalin pamjet e sulmit fizik ndaj tij

Logopedi Iljasa Fazliu është arrestuar ditën e djeshme nën dyshimin se ka kryer veprën penale trajtim të pandërgjeshëm mjekësor.

Insjaderi ka publikuar sot incizimet ku dëgjohet Fazliu duke abuzuar piqikisht me një vajzë tre vjeçare e cila ka qenë e diagnostikuar me autizëm.

E pas këtij rasti, logopedi Fazliu është sulmuar fizikisht nga dy familjarë të fëmijës.


Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në pranga përveç mjekut, kanë përfunduar edhe dy familjarët e 3 vjeçares.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në incizimin e publikuar, Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

“Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar”, janë fjalët e logopedit drejtuar 5 vjeçares.

Ndërkaq së fundmi janë publikuar edhe pamjet e momentit kur logopedi sulmohet fizikisht nga familjarët e pesë vjeçares. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori