Azdren Llullaku po vazhdon të shënoj gola në kampionatin rumun.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po përjeton një formë superiore me skuadrën e tij, Gaz Metan, pasi ka shënuar edhe një gol në kampionat.


Goli i Llullakut erdhi në minutën e 19-të nga afërsia, në takimin e sotëm që skuadra e tij po e zhvillon ndaj FC Vittorul dhe ishte i epërsisë për skuadrën e tij.

Ky gol ishte i 13-të i sulmuesit të lindur në Kosovë, nga 16 ndeshje të luajtura këtë sezon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x52wmy7_azdren-llullaku-goal-viitorul-0-1-gaz-metad-medias-21-11-2016-hd_sport

telegrafi sport app