Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtarë rinor për punësim të gjelbër 2019 i cili është mbajtur në Gjakovë, temat e të cilit ishin mbrojtja e ambientit, energjia e ripërtëritshme, punësimi i të rinjve dhe edukimi.

Sipas njoftimit për media Lluka në fjalën e rastit tha se gjatë 10 viteve të ardhshme parashihen të investohen miliarda euro të cilat do të gjenerojnë mijëra vende pune.


71291645 400815900605836 4352828107569233920 o

“Kosova është në fazën finale të futjes në obligime të reja karshi direktivave të Bashkimit Evropian përmes strategjisë së përbashkët rajonale për klimë dhe energji për 10 vitet e ardhshme. Kjo strategji parasheh investime miliardshe gjatë 10 viteve, të cilat do të gjenerojnë mijëra vende pune në Kosovë”, u shpreh Luka.

Ai po ashtu tha se nëse kujdesemi që të arsimojmë të rinjtë, punësimi i gjelbër do të jetë gjeneruesi më i madh i vendeve të punës.

“Kosova është vendi më i ri në Evropë. Rinia, nëse angazhohet si duhet, është aseti më i madh i saj dhe kjo është grup mosha më e rëndësishme e popullsisë. Punësimi i gjelbër, do të jetë punë gjeneruesi kryesorë në 20 vitet e ardhshme, por ne duhet të kujdesemi gjithashtu që nuk dështojmë në edukimin e të rinjve në këto fusha”, tha Lluka.

71847166 400815723939187 3145819517163143168 o

Në njoftim thuhet se të pranishëm në këtë ngjarje ishin Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Chrissoula Aliferi, zv. Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Gacaferri dhe drejtoresha e Byrosë Rajonale të organizatës ndërkombëtare të frankofonisë, Rennie Yotova./Telegrafi/