Llapi e ka mbyllur një nga sezonet më të dobëta në histori të tyre në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Podujeva do të luajë në barazh, për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.


Skuadra e drejtuar prej Tahir Batationës kishte një formë të tmerrshme këtë edicion, ndërsa fitorja 3-1 përballë Dukagjinit ua siguroi edhe një mundësi për të vazhduar në Superligë.

Por, Llapi e di se do të ketë shumë punë për të siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës, pasi përballë do të ketë një Vushtrri tejet të motivuar që mposhti Lirinë.

Batatina e humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës përballë Prishtinës, me këta të fundit që luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës së Ligës së Evropës.

Llapi shpreson që të triumfojë përballë Vushtrrisë për të vazhduar garën në elitën e futbollit tonë, ndërsa Tahiri e di se nëse e realizon duhet shumë punë për të mos e lënë skuadrën në këtë gjendje.

Nga liga ra një skuadër si Suhareka që bëri shumë transferime, por që nuk arriti të komponojë skuadrën dhe nga edicioni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Befasi nuk është edhe Feronikeli ’74, që pas shumë probleme me emrin dhe drejtësinë me UEFA-n, do të luajë në Ligën e Parë.

Skuadra nga Drenasi nuk arriti pothuajse asnjë skuadrës t’i bëjë ballë, duke kaluar nëpër një formë skandaloze nga fillimi deri në fund.

Në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë inkuadrohen direkt Prishtina e Re dhe Drenica, me këta të fundit që shijuan për herë të parë rënien nga liga në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app