Llapi ka arritur të shkaktojë befasi, duke e eliminuar Dritën nga Kupa e Kosovës.

Llapjanët kanë triumfuar me rezultat 1-2 në Gjilan, falë një paraqitje shumë të mirë.


Arbnor Ramadani hapi serinë e golave me një gol spektakolar në minutën e 17-të nga distanca për 0-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve 0-1, derisa në pjesën e dytë shënuan sërish llapjanët.

Muhamet Hyseni u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 0-2.

Krejt çfarë bëri Drita ishte goli i vonshëm nga Besnik Krasniqi i cili shënoi nga penalltia për 1-2.

Drita kësisoj eliminohet nga Kupa dhe tani fokusin do ta ketë në kampionat dhe Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

telegrafi sport app