LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci i kërkon Hoxhajt të mos kandidojë për kryetar të PDK-së

Lladrovci i kërkon Hoxhajt të mos kandidojë për kryetar të PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një letre publike ka kërkuar nga Enver Hoxhaj të mos kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lladrovci, pëmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Hoxhajt me kërkesë që të mos garojë për kryetar, pasi sipas tij “duke qenë se Memli Krasniqi e ka publikuar kandidaturën para jush, dalja juaj me kandidaturën e dytë, nuk mendoj se i sjell as unitet, as plotësim të pritjeve dhe mesazheve të anëtarësisë së gjerë, madje as qëllimit të liderëve tanë që kanë dëshmuar altruizëm dhe vetë sakrifikim për qëllime më madhore”.


“Motivi i kësaj letre, jo vetëm që është tepër miqësor dhe i sinqertë, por, e konsideroj edhe si vijim i rrugës së përkushtimit të përbashkët, në funksion të unitetit, harmonisë, sepse, gara në këtë kohë, nuk është e shëndetshme. Këtë garë do ta quaja luks të tepruar dhe të gabueshëm, andaj, edhe konsideroj se vetëm kandidatura e z. Krasniqi do t’i plotësonte të pathënat e ditura, për PDK të fortë, unike dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Lladrovci, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Miku im Enver

Meqenëse koha për kandidatura po rrjedh, megjithatë, po e them mendimin tim për situatën. Jemi para një dite të rëndësishme për PDK-në, anëtarësinë e gjerë, kryesinë dhe qytetarët e vendit, por edhe për themeluesit e këtij subjekti politik. Jemi para ditës së Konventës e cila mund të jetë me unitetit të plotë dhe më pak unitet.

Gjithsesi, para kësaj dite të jashtëzakonshme, gjendeni edhe Ju, si intelektual, si qytetar dhe drejtues i PDK-së, dhe si ushtrues detyre i Kryetarit të PDK-së. Andaj, po të drejtohem me këtë opinion, për këtë ditë.

Ju keni pasur përgjegjësinë dhe peshën më të rëndë kur keni marrë përsipër ta udhëhiqni një subjekt me trashëgiminë që asnjë subjekt nuk e ka në Kosovë. Asnjë subjekt politik në Kosovë nuk mund të lavdërohet me vlerat dhe veprat e mira për Republikën e Kosovës. Kjo përgjegjësi nuk ishte e lehtë. Të lumtë.

Gara në Konventën e jashtëzakonshme, mund të sjell reflektime përtej qëllimit të mirë të saj, anëtarësisë dhe delegatëve për fuqizimin e PDK-së. Mendoj se beteja për kandidatura, për kohën dhe momentin tejet të ndjeshëm kur dy liderët tanë janë padrejtësisht në Hagë, nuk i bëjnë mirë as PDK-së, as kandidaturave.

Duke qenë se z. Memli Krasniqi e ka publikuar kandidaturën para jush, dalja juaj me kandidaturën e dytë, nuk mendoj se i sjell as unitet, as plotësim të pritjeve dhe mesazheve të anëtarësisë së gjerë, madje as qëllimit të liderëve tanë që kanë dëshmuar altruizëm dhe vetë sakrifikim për qëllime më madhore.

Motivi i kësaj letre, jo vetëm që është tepër miqësor dhe i sinqertë, por, e konsideroj edhe si vijim i rrugës së përkushtimit të përbashkët, në funksion të unitetit, harmonisë, sepse, gara në këtë kohë, nuk është e shëndetshme. Këtë garë do ta quaja luks të tepruar dhe të gabueshëm, andaj, edhe konsideroj se vetëm kandidatura e z. Krasniqi do t’i plotësonte të pathënat e ditura, për PDK të fortë, unike dhe të qëndrueshme.

PDK ishte dhe mbetet boshti kurrizor i shtetit dhe shtetësisë së Kosovës, gardiane e vlerave euro-atlantike dhe proceseve me interes nacional, sot e nesër. Ta bëjmë PDK-në më të fortë, edhe ju e keni këtë në dorë, miku im, Enver, ashtu siç e ka edhe z. Memli Krasniqi.

Suksese!”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori