LAJMI I FUNDIT:

Ljube Boshkovski shpallet i pafajshëm në rastin “Rover”

Ljube Boshkovski shpallet i pafajshëm në rastin “Rover”

Gjykata Penale e Shkupit e shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Punëve të Brendshme Ljube Boshkovski në rastin “Rover”.

Gjykata vendosi që edhe të akuzuarit tjerë Zoran Trajkovski, Sashko Jovanovski, Ivica Ristiq, Goce Mitrevski dhe Nikolla Nergievskit nuk janë fajtor për vrasjen e Marian Tushevskit dhe Kiro Janevit në vitin 2001, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Tre shtetas serb të akuzuar, Predrag Çubrillo, Millan Iliq dhe Millorad Kovaçeviq, të cilët ishin dënuar me burg të përjetshëm, u shpallën fajtor, ndërsa i pafajshëm mbeti shtetasi i katërt serb Vuk Vukiçeviq. Në lidhje me këtë rast deri më tani ishin sjellë dy aktgjykime të shkallës së parë, por Gjykata e Apelit i shfuqizoi dhe për herë të tretë gjykimi filloi në tetor të vitit 2015.

Boshkovski në gjykimin paraprak u dënua me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 viteve dhe gjashtë muajve, inspektori Trajkovski u dënua me tetë vite dhe gjashtë muaj, ndërsa me nga shtatë vite me burg u dënuan Jovanovski dhe Ristiq. Mitrevski dhe Negrievski u dënuan me burg me nga pesë vjet e gjashtë muaj.

Të akuzuarit Çubrillo, Iliq dhe Kovaqeviq si ekzekutues të drejtpërdrejtë të vrasjes së Tushevskit dhe Janevit në gjykimin e dytë u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa Vuk Vukiqeviq ishte dënuar me 15 vite burg. Boshkovski në rastin “Rover” akuzohej se e ka ditur se Orce Korunovski, i cili më vonë gjithashtu ishte likuiduar në një përleshje kriminale, kishte urdhëruar vrasjen e Marjan Tushevskit.

Marjan Tushevski dhe Kire Janev në vitin 2001 ishin vrarë teksa dilnin nga kafeneja “ZU” në lagjen Kapishtec të Shkupit. Së pari me 11 plumba ishte vrarë Tushevski, ndërsa pastaj sulmuesit kishin shtënë edhe ndaj Kiro Janevit i cili kishte tentuar që të ikte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori