Liverpooli vazhdon formën e dobët në kampionat, mposhtet nga Brightoni

Liverpooli është mposhtur në udhëtim te Brightoni me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.
Ekipi i Arne Slot ka dështuar edhe në ndeshjen e tretë radhazi në kampionat, duke marrë humbjen e dytë dhe duke humbur mundësinë të rrëmbej pozitën e katërt dhe të rris gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve arritën të shënojnë edhe nga një gol.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 14 minutave lojë me anë të Danny Welbeck, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa Milot Kerkez (30’) u përkujdes t’i dërgoj ekipet në pushim me barazim 1-1.
All square at the break. 🟦 pic.twitter.com/L3LB3W5RYQ
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) March 21, 2026
Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë, më kërkuese duke krijuar më shumë raste, por edhe duke arritur të shënoj edhe një gol i cili doli të ishte i fitores.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të me anë të Welbeck, i cili shënoi golin e dytë personal për 2-1 dhe deri në fund ky doli të ishte rezultati përfundimtar edhe përkundër disa rasteve nga të dyja ekipet.
All square at the break. 🟦 pic.twitter.com/L3LB3W5RYQ
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) March 21, 2026
Pas kësaj fitore, Brightoni ngjitet në pozitën e tetë me 43 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet i pesti me 49 pikë, duke rrezikuar ta humb këtë pozitë.
Në ndeshjen e ardhshme, Reds e presin Fulhamin, ndërsa Birghton udhëton te Burnley. /Telegrafi/



















































