LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli rrit presionin ndaj Man United me fitoren ndaj Brentfordit

Liverpooli rrit presionin ndaj Man United me fitoren ndaj Brentfordit

Liverpooli ka triumfuar minimalisht ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 13 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Mohamed Salah që u asistua prej Virgil van Dijk.

Mysafirët ia dolën të tundin rrjetën e vendasve, por goli i Ivan Toneyt në minutën e 39-të u anulua për pozicion jashtë loje.


Në pjesën e dytë u pa një ritëm tjetër i lojës, për më shumë ishte më i dobët nga ai i 45 minutave të parë.

Dy skuadrat nuk ia dolën të krijonin raste serioze për gol, duke bërë që takimi të përfundonte me një gol.

Pas javës së 35-të, Liverpooli gjendet në vendin e pestë me 62 pikë, një më pak se Manchester United që ka dy ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 36-të do të kenë punë me Leicesterin. /Telegrafi/