Alexis Mac Allister do të largohet nga Brightoni, por e ardhmja e tij do të vazhdoj të jetë në Ligën Premier.

Mesfushori argjentinas po vazhdon bisedimet me Liverpoolin dhe transferimi i tij për në Anfield është në rrugën e duhur.


24-vjeçari ka shkëlqyer edhe këtë edicion, ku në 37 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Alexis Mac Allister Brighton F365 1

Fabrizio Romano ka njoftuar se kushtet personale mes lojtarit dhe Liverpoolit janë shumë afër të arrihen, pasi Mac Allister i ka pëlqyer projekti i Liverpoolit i prezantuar muajin e kaluar.

Marrëveshja nuk është arritur ende, por ajo është shumë afër të ndodh.

Sa i përket Brightonit, nuk pritet të ketë probleme pasi klubi anglez ka njoftuar Liverpolin me çmimin e Mac Allister dhe The Reds janë të gatshëm ta paguajnë atë.

Liverpool po bën përpjekjet e fundit për ta gjetur marrëveshjen me lojtarin, pasi besohet se janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro te Brightoni për transferimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app