Liverpooli nuk ndalet me transferime, tani synon top sulmuesin e Ligës Premier

Liverpool po shqyrton një lëvizje në janar për sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, teksa presioni po rritet mbi Mohamed Salah, i cili është jashtë forme, sipas The i Paper.
25-vjeçari ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit, duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje të Premier League.
Liverpool e ka ndjekur reprezentuesin nga Ghana prej një kohe, por mund të përshpejtojë ndjekjen e tij.
Semenyo nënshkroi një kontratë të re me Bournemouth në verë, e cila besohet se përfshin një klauzolë lirimi.
Edhe pse vlera e saj e saktë mbetet e paqartë, Liverpool mund të synojë aktivizimin e saj në janar.

Bournemouth raportohet se e kishte vlerësuar Semenyon rreth 87 milionë euro verën e kaluar, duke refuzuar ofertat nga Spurs dhe United përpara se ta bindte anësorin të angazhohej për të ardhmen me klubin.
Salah ka pasur një nisje të ngadaltë të sezonit dhe pritet të largohet për Kupën e Kombeve të Afrikës më vonë gjatë sezonit, ndërsa Semenyo nuk do të marrë pjesë në turne pasi Gana nuk arriti të kualifikohet.
Nga ana tjetër, Liverpool ka shpenzuar tashmë ndjeshëm për sulmues këtë vit, si Alexander Isak (145 milionë euro), Florian Wirtz (135 milionë euro) dhe Hugo Ekitike (91 milionë euro), prandaj nënshkrimi i një tjetër sulmuesi me shumë para ka gjasa të rrisë presionin mbi të gjithë të përfshirët./Telegrafi/





















































