Shqipëri 2-2 Kroaci: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

- 19/06/2024 21:31
- 19/06/2024 18:50-“Prandaj njerëzit e duan futbollin, është plot emocione, nuk e di se çfarë të pret” – Kramaric përshkruan ndeshjen ndaj Shqipërisë
- 19/06/2024 18:48-“E merituam një pikë, ndaj Spanjës pse jo për fitore” – autori i golit Qazim Laçi flet pas ndeshjes me Kroacinë
- 19/06/2024 18:47-Sylvinho shpërthen në emocione për barazimin dramatik me Kroacinë
- 19/06/2024 18:43-Asani harron menjëherë Kroacinë, tregon planin anti-Spanjë
- 19/06/2024 18:40-Miks emocionesh për Kluas Gjasulën – heroi i Shqipërisë paralajmëron Spanjën
- 19/06/2024 18:39-Notat e lojtarëve, Shqipëri 2-2 Kroaci: Strakosha yll te kuqezinjtë, Kramaric te kroatët
- 19/06/2024 16:57-Mbyllet ndeshja
- 19/06/2024 16:52
- 19/06/2024 16:50-Gjashtë minuta shtesë
- 19/06/2024 16:48
- 19/06/2024 16:36-GOL
- 19/06/2024 16:32-GOL
- 19/06/2024 16:25
- 19/06/2024 16:04-Nis pjesa e dytë
- 19/06/2024 15:47-Mbyllet pjesa e parë
- 19/06/2024 15:46
- 19/06/2024 15:32
- 19/06/2024 15:29
- 19/06/2024 15:27
- 19/06/2024 15:12-GOOOOOOOL
- 19/06/2024 15:00-Fillon ndeshje
- 19/06/2024 15:00-Intonohen himnet, gjithçka gati për nisjen e ndeshjes
- 19/06/2024 14:53-Foto të dy kombëtareve duke u ngrohur
- 19/06/2024 14:49-Pamje nga ngrohja e lojtarëve të Shqipërisë para ndeshjes me Kroacinë
- 19/06/2024 14:13-Shqipëri – Kroaci, formacione zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime
- 19/06/2024 13:45-Babai i tyre është kroat, dhe nëna shqiptare: Karla dhe Noah parashikojnë rezultatin e ndeshjes
- 19/06/2024 13:35-Kuqezinjtë mbërrijnë në stadium
- 19/06/2024 13:20-Atmosferë e zjarrtë nga tifozët shqiptarë
- 19/06/2024 13:10-Gjithçka gati për duelin Shqipëri-Kroaci
- 19/06/2024 12:30-Perisic: E njohim Shqipërinë, ndeshjen duhet ta fitojmë ne
- 19/06/2024 12:10-Forma e Shqipërisë para ndeshjes me Kroacinë
- 19/06/2024 11:55-Forma e Kroacisë para ndeshjes me Shqipërinë
- 19/06/2024 11:40-“Vëllai pranë vëllait, shqiptari pranë kroatit”: Dashuria dhe miqësia përhapet në Hamburg përpara ndeshjes
- 19/06/2024 11:20-Nga përkrahja për dy Kombëtaret te sulmuesi më i rrezikshëm i kuqezinjve, Ardian Kozniku flet para përballjes Kroaci – Shqipëri
- 19/06/2024 11:10-Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit
- 19/06/2024 11:00-FSHF me informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Kroaci – Shqipëri në stadiumin e Hamburgut
- 19/06/2024 10:45-Kroaci – Shqipëri, formacionet e mundshme
- 19/06/2024 10:30-Berat Gjimshiti me mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Kroacinë
- 19/06/2024 10:15-Sylvinho tregon se çfarë do të bëjë Shqipëria ndaj Kroacisë që nuk e bëri ndaj Italisë
- 19/06/2024 10:00-Trajneri i Kroacisë tregon se cili do të jetë “çelësi” i përballjes me Shqipërinë
- 19/06/2024 09:45-Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë
Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.
Telegrafi ju mbanë të informuar në kohë real për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.
19/06/2024 21:31
Kaq nga ne për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Për t'i lexuar të gjitha lajmet e tjera për Euro 2024 klikoni këtu...
19/06/2024 18:50-“Prandaj njerëzit e duan futbollin, është plot emocione, nuk e di se çfarë të pret” – Kramaric përshkruan ndeshjen ndaj Shqipërisë
Shqipëria dhe Kroacia ndan pikët pas një barazimi dramatik 2-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve për Euro 2024.
Golashënuesi i Kroacisë, Andrej Kramaric, ka thënë se futbollit është i bukur fal këtyre ndeshjeve, siç ishte kjo ndaj Shqipërisë.
“Faleminderit për kartolinën e ditëlindjes, por do të isha më i lumtur nëse do t’i merrnim të tre pikët. Ky është futbolli. Pësuam një gol në sekondat e fundit pasi ishim shumë më mirë në pjesën e dytë. Më vjen keq që nuk ia dolëm”.
19/06/2024 18:48-“E merituam një pikë, ndaj Spanjës pse jo për fitore” – autori i golit Qazim Laçi flet pas ndeshjes me Kroacinë
Shqipëria barazoi me Kroacinë me rezultatin 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B teksa pas ndeshjes foli autori i golit të parë, Qazim Laçi.
Mesfushori ka thënë se Shqipëria e meritonte minimalisht një pikë ndaj kroatëve.
19/06/2024 18:47-Sylvinho shpërthen në emocione për barazimin dramatik me Kroacinë
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho është shprehur shumë krenar me paraqitjen e lojtarëve në barazimin 2-2 me Kroacinë.
“Shumë, shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin e garës, sakrificën e lojtarëve në fushë. Kjo na përfaqëson neve”.
19/06/2024 18:43-Asani harron menjëherë Kroacinë, tregon planin anti-Spanjë
Jasir Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Kroacisë, ku dha edhe asistin e golit të parë.
Në deklaratën e dhënë pas barazimit 2-2, sulmuesi i djathtë i Kombëtares u shpreh se me pak fat mund të kishin fituar edhe pikët e plota.
“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë”, ka deklaruar fillimisht Asani.
19/06/2024 18:40-Miks emocionesh për Kluas Gjasulën – heroi i Shqipërisë paralajmëron Spanjën
Autogol dhe gol për Klaus Gjasulën në Kroaci-Shqipëri 2-2, takimi i dytë i Kombëtares në Euro 2024.
Mesfushori foli pas ndeshjes në Hamburg, ku ndër të tjera tha se është ditë e bukur the historike për të.
“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua”, deklaroi Gjasula.
19/06/2024 18:39-Notat e lojtarëve, Shqipëri 2-2 Kroaci: Strakosha yll te kuqezinjtë, Kramaric te kroatët
Shqipëria ka siguruar pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në kuadër të Grupit B.
Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.
Sa i përket notave të skuadrave, Shqipëria mori notën mesatare prej 6.88, ndërsa Kroacia si skuadër kishte notën 7.24.
Lojtari më i mirë në ndeshje nga SofaScore doli të ishte portieri kuqezi Thomas Strakosha me notën 8.5.
Qazim Laçi me 7.8, Ylber Ramadani dhe Berat Gjimshiti me notat 7.1 po ashtu kishin paraqitje pozitive.
19/06/2024 16:57-Mbyllet ndeshja
19/06/2024 16:52
90+3' Çfarë rasti për të barazuar. Gjuajtja e Mirlind Dakut bllokohet nga mbrojtja kroate.
19/06/2024 16:50-Gjashtë minuta shtesë
19/06/2024 16:48
89' Arbër Hoxha gjuan bukur, por Dominik Livakovic mbron me shumë mund.
19/06/2024 16:36-GOL
76' Shënon sërish Kroacia. Gjasula shënon auto-gol nga një topi kthyer.
19/06/2024 16:32-GOL
74' Barazon Kroacia. Andrej Kramaric gjuan dhe shënon.
19/06/2024 16:25
66' Aksion i bukur i Shqipërisë, Bajrami gjuan, por jashtë.
19/06/2024 16:04-Nis pjesa e dytë
19/06/2024 15:47-Mbyllet pjesa e parë
45+2' Përfundon pjesa e parë, Kroaci - Shqipëri 0-1
19/06/2024 15:46
45+1' Manaj pranë golit, godet bukur me kokë por intervenon Livakovic.
19/06/2024 15:32
31' Asllani me rast të artë shënimi, por Livakovic bën pritje të jashtëzakonshme dhe rezultat mbetet 1-0 për Shqipërinë.
19/06/2024 15:29
29' Hysaj rrezikon me një gjuajtje të fortë, por shkon mbi portë
19/06/2024 15:27
25' Kroacia ka marrë iniciativën pas golit të epërsisë të Shqipërisë, por mbrojtja e Shqipërisë është në nivel
19/06/2024 15:12-GOOOOOOOL
11' Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë kur Jasir Asani asistoi për mrekulli te Qazim Laçi i cili realizoi me kokë për 1-0.
19/06/2024 15:00-Fillon ndeshje
Lojtarët e Shqipërisë nisin topin të parët nga pika e mesit të fushës.
19/06/2024 15:00-Intonohen himnet, gjithçka gati për nisjen e ndeshjes
Janë intronuar edhe himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Kroacisë.
Tashmë gjithçka gati për fillimin e ndeshjes së Grupit B.
19/06/2024 14:53-Foto të dy kombëtareve duke u ngrohur
Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar fotografi të dy ekipeve kombëtare duke u ngrohur para fillimit të ndeshjes.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë fillon nga ora 15:00 dhe luhet në "Volksparkstadion" të Hamburgut.
19/06/2024 14:49-Pamje nga ngrohja e lojtarëve të Shqipërisë para ndeshjes me Kroacinë
Lojtarët e Shqipërisë kanë filluar ngrohjen para ndeshjes ndaj Kroacisë, të vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Faqja zyrtare e FSHF-së ka zbuluar pamjet, duke shkruar se e gjithë kjo po ndodh para një atmosfere fanstastike në 'Volksparkstadion' të Hamburgut.
19/06/2024 14:13-Shqipëri – Kroaci, formacione zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Kuqezinjtë do të përballen me kroatët në ndeshjen e dytë të grupit, e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut nga ora 15:00.
Të dy kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.
19/06/2024 13:45-Babai i tyre është kroat, dhe nëna shqiptare: Karla dhe Noah parashikojnë rezultatin e ndeshjes
Kroacia dhe Shqipëria do të luajnë për herë të parë në histori, në një ndeshje të Kampionatit Evropian.
Tifozët shqiptarë dhe kroatë kanë pushtuar qytetin gjerman Hamburg, derisa atmosfera mes dy tifozërive është fantastike.
Në fakt bëhet fjalë për dy shtete mike dhe natyrisht se edhe tifozët po kalojnë momente të mira së bashku.
Mediumi kroat Index.hr ka biseduar me një familje, ku babai Karlo është kroat dhe nëna Arta është shqiptare.
19/06/2024 13:35-Kuqezinjtë mbërrijnë në stadium
Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në stadiumin Volksparkstadion në Hamburg.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar videon ku shihen trajneri Sylvinho me stafin e tij dhe futbollistët duke zbritur nga autobusi për tu futur në stadium.
19/06/2024 13:20-Atmosferë e zjarrtë nga tifozët shqiptarë
Tifozët shqiptarë janë duke krijuar atmosferë para ndeshjes me Kroacinë.
'O sa mirë me qenë shqiptarë', është kënga e cila ka ndezuar atmosferën afër stadiumin Volkspakrsadion të Hamburgut.
19/06/2024 13:10-Gjithçka gati për duelin Shqipëri-Kroaci
Faqja zyrtare e FSHF-së ka treguar se është gjithçka gati për ndeshjen e sotme në 'Volksparkstadion' të Hamburgut.
Ndeshja Shqipëri-Kroaci pritet të fillojë nga ora 15:00.
19/06/2024 12:30-Perisic: E njohim Shqipërinë, ndeshjen duhet ta fitojmë ne
Ylli i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic ka folur para përballjes së sotme me Shqipërinë duke thënë se është një ndeshje të cilën duhet ta fitojnë.
Shqipëria do të ndeshet me Kroacinë sot (e mërkurë) në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut me fillim nga ora 15:00.
Para kësaj përballje thuajse vendimtare për të dyja kombëtaret, ka folur edhe ylli kroat Perisic, i cili ka thënë se e njohin tashmë Shqipërinë, por ekipi i tij është gati dhe duhet të fitojë.
19/06/2024 12:10-Forma e Shqipërisë para ndeshjes me Kroacinë
Kombëtarja e Shqipërisë ka një formë jo edhe aq pozitive para përballjes së sotme me Kroacinë, të vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Para humbjes me Italinë, Shqipëria pati dy fitore radhazi, por edhe dy humbje tjera.
19/06/2024 11:55-Forma e Kroacisë para ndeshjes me Shqipërinë
Kombëtarja e Kroacisë ka një formë të mirë para ndeshjes së sotme me Kombëtaren e Shqipërisë në Grupin B të Euro 2024.
Para humbjes së fundit nga Spanja, Kroacia pati tri fitore radhazi dhe një barazim në miqësoren ndaj Tunizisë, të cilën e fitojë më pas në penallti.
19/06/2024 11:40-“Vëllai pranë vëllait, shqiptari pranë kroatit”: Dashuria dhe miqësia përhapet në Hamburg përpara ndeshjes
Sot (e mërkurë) në Hamburg me fillim nga ora 15:00 luhet ndeshja e Grupit B në Euro 2024 ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë dhe në prag të duelit mes tifozëve të këtyre dy kombëtarëve ka një atmosferë tejet miqësore.
E ndërsa ditët e mëparshme ishim dëshmitarë të disa skenave të pakëndshme nga rrugët e qyteteve gjermane para ndeshjeve të Euro 2024, para duelit mes Kroacisë dhe Shqipërisë, dashuria dhe miqësia u përhap në të gjithë Hamburgun.
19/06/2024 11:20-Nga përkrahja për dy Kombëtaret te sulmuesi më i rrezikshëm i kuqezinjve, Ardian Kozniku flet para përballjes Kroaci – Shqipëri
Sot (e mërkurë) me fillim nga ora 15:00 në Hamburg, Kroacia dhe Shqipëria do të luajnë ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Euro 2024.
Të dyja kombëtaret humbën në sfidat e tyre të para, ku kroatët u mposhtën 3-0 nga Spanja dhe kuqezinjtë pësuan 2-1 nga Italia.
Kroacia dhe Shqipëria do të takohen për herë të parë të mërkurën dhe nuk mund të kishte ardhur në një moment më të papërshtatshëm, pasi humbësi i këtij dueli do t’i humbas edhe gjasat për të kaluar nga grupi.
Legjenda kosovare, Ardian Kozniku i cili jeton dhe vepron në Kroaci pasi është edhe ish-reprezentues i kroatëve, ka folur për këtë duel shumë të rëndësishëm për mediumin kroat ‘Tportal.hr’.
19/06/2024 11:10-Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit
Lojtari i Kombëtares së Kroacisë do të largohet nga kampi i kombëtares dhe do të humbasë pjesën tjetër të Kampionatit Evropian në Gjermani për shkak të një dëmtimi muskulor.
Federata Kroate e Futbollit ka njoftuar se 26-vjeçari ka humbur pjesën tjetër të Euro 2024 shkaku i lëndimit.
19/06/2024 11:00-FSHF me informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Kroaci – Shqipëri në stadiumin e Hamburgut
Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Një takim shumë i rëndësishëm në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.
Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit edhe në “Volksparkstadion” të Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.
19/06/2024 10:45-Kroaci – Shqipëri, formacionet e mundshme
Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë janë tashmë gati për ndeshjen e dytë të grupeve në Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj kroatëve ndeshjen e dytë të Grupit B me fillim nga ora 15:00 në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut.
Trajnerit Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë bërë tashmë të gjitha përgatitjet dhe kanë në mendje formacionin që synojnë pikët e parë në Euro 2024.
19/06/2024 10:30-Berat Gjimshiti me mesazh për bashkëlojtarët para ndeshjes me Kroacinë
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti doli në konferencë për mediet krah trajnerit Sylvinho, në prag të ndeshjes ndaj Kroacisë, takimi i dytë i raundit të grupeve të EURO 2024 për Shqipërinë, që luhet këtë të mërkurë në orën 15:00 në “Volksparkstadion”.
Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, mbrojtësi shqiptar u shpreh se Kroacia është favorit në këtë takim, por shtoi se nuk duhen bërë gabimet që u bënë në sfidën me Italinë.
Më tej, Gjimshiti shtoi se duhet të tregohen më inteligjentë në fushën e lojës dhe kur të jetë e nevojshme të ulin ritmin e kundërshtarit.
19/06/2024 10:15-Sylvinho tregon se çfarë do të bëjë Shqipëria ndaj Kroacisë që nuk e bëri ndaj Italisë
Trajneri Sylvinho doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Kroacinë, e vlefshme për grupin B të Euro 2024-ës, ku ndër të tjera zbuloi se grupi është i plotë dhe se të gjithë janë gati për të luajtur.
Sylvinho vlerësoi maksimalisht kundërshtarët e kuqezinjve në Euro 2024 dhe tha se është kënaqësi që Shqipëria përballet me to, për të mësuar, për t’u rritur dhe pse jo, për të arritur edhe rezultate pozitive.
19/06/2024 10:00-Trajneri i Kroacisë tregon se cili do të jetë “çelësi” i përballjes me Shqipërinë
Kroacia po përgatitet për takimin me Shqipërinë në Hamburg, e vlefshme për grupet e Evropianit, më saktësisht Grupit B.
Trajneri i kroatëve, Zlatko Dalic është shprehur se ekipi i tij meriton respekt, pasi është skuadra evropiane më e suksesshme pas Francës.
19/06/2024 09:45-Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë
Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.
Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.
































































