Shqipëria lufton me Francën për kualifikim – të gjitha grupet e kualifikimeve të Euro 2020!

Janë kompletuar të gjitha grupet nga shorti i kualifikimeve për Euro 2020 në Dublin të Irlandës, ku Shqipëria është në Grupin H me kampionen e botës, Francën.
Shqipëria ka pasur short jo aq të lehtë në shortin e kualifikimeve për Euro 2020.
Shqipëria përballet me kombëtaren e Francës, që është kampione e botës, ndërsa aty bëjnë pjesë edhe Turqia dhe Islanda.
Dy kombëtare më të lehta janë Moldavia dhe Andorra.
Për Shqipërinë ky grup është një “deja vu” pasi që më parë Shqipëria ka luftuar për kualifikim me kombëtaren e Francës dhe me Islandën dhe kombëtarja ka zhvilluar ndeshje të bukura ndaj këto dy kombëtare.
Kosova në anën tjetër është në Grupin A me Anglinë si skuadrën favorite, më pas me rivalin rajonal, Malin e Zi dhe Bullgarinë e Republikën e Çekisë.
Grupi C është grup më i frikshëm pasi rivalët e vjetër, Holanda dhe Gjermania përballen sërish. Aty gjenden edhe Estonia dhe Bjellorusia.
Euro 2020 zhvillohet në 12 shtete të ndryshme për herë të parë në histori.
Dy skuadrat e para nëpër grupe kualifikohen direkt në Euro 2020.
Më poshtë të gjitha grupet e kompletuara:
Grupi J
- Italia
- Bosnja
- Finlanda
- Greqia
- Armenia
- Lihtenshtajni
Grupi I
- Belgjika
- Rusia
- Skocia
- Qipro
- Kazakistani
- San Marino
Grupi H
- Franca
- Islanda
- Turqia
- Shqipëria
- Moldavia
- Andorra
Grupi G
- Polonia
- Austria
- Izraeli
- Sllovenia
- Maqedonia
- Letonia
Grupi F
- Spanja
- Suedia
- Norvegjia
- Romania
- Faroe Islands
- Malta
Grupi E
- Kroacia
- Uellsi
- Sllovakia
- Hungaria
- Azerbajxhan
Grupi D
- Zvicra
- Danimarka
- Republika e Irlandës
- Gjeorgjia
- Gjibraltari
Grupi C
- Holanda
- Gjermania
- Irlanda e Veriut
- Estonia
- Bjellorusia
Grupi B
- Portugalia
- Ukraina
- Serbia
- Lituania
- Luksemburgu
Grupi A
- Anglia
- Republika Çeke
- Bullgaria
- Mali i Zi
- Kosova
Mënyra për t’u kualifikuar në Euro 2020
Dy skuadrat e para të secilit grup kualifikohen në Euro 2020.
Janë 4 bileta kualifikuese për skuadrat në playoffin e Ligës së Kombeve.
Skuadrat lidere të grupeve në katër divizionet e Ligës së Kombeve përballen mes vete në mars të vitit 2020.
Nga secili divizion nga një skuadër kualifikohet prej playoffit dhe zë vend në Euro 2020.
Kosova edhe nëse nuk zë dy vendet e para në grup, ka playoffin e Ligës së Kombeve.
Së pari në mars të vitit 2020 Kosova duhet ta mposhtë Maqedoninë dhe më pas fituesin e Gjeorgji – Bjellorusi për t’u kualifikuar në Euro 2020.
🤩🤩 🏆 🤩🤩
🔮 Predict the #EURO2020 final! 👇 pic.twitter.com/nnlYhsmM7X
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 1, 2018
Varianti më i keq për Kosovën…
Një grup i keq në rast të fatit të keq do të ishte ky më poshtë edhe pse në Prishtinë s’ka skuadër që s’mund të mposhtet
1. Kosova.
2. Spanja.
3. Gjermania.
4. Turqia.
5. Shqipëria.
6. Malta
Short vërtet i vështirë do të ishte ky, apo jo?
Varianti më i mirë për Kosovën…
Më poshtë sjellim grupin më të mirë që Kosova mund ta ketë në kualifikime, edhe pse kjo është çështje fati…
1. Kosova
2. Polonia
3. Islanda
4. Finlanda
5. Lituania
6. San Marino
A do ishte ky grupi perfekt ku Kosova do dilte e para?
Pamje nga tapeti i kuq ku parakalojnë trajnerët dhe përfaqësuesit e federatave.
E pabesueshme, por e vërtetë…
Gjermania nuk gjendet në vazon 1 !!!
Është një çmenduri e vërtetë kjo, por shumë e vërtetë, pasi që Gjermania ka përfunduar si e fundit në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve me një barazim e dy humbje.
Në vazon 2 Gjermania gjendet me kombëtare si Rusia, Danimarka e të tjera.
Zvicra gjendet në vazon ekipeve të Ligës së Kombeve
Zvicra gjendet në një vazo të re, atë të Ligës së Kombeve bashkë me Anglinë, Holandën e Portugalinë.
Zvicra ashtu si kombëtare tjera do të rreshtohen në katër grupet e para A-D për të pasur data të lira për t’u përballur në finalet e Ligës së Kombeve.
Zvicra mund të përballet me secilën kombëtare të vazove tjera, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Kosova gjendet në vazon 5
Kosova gjendet në vazon 5 të shortit të kualifikimeve për Euro 2020 bashkë me kombëtaret tjera si: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Maqedonia, Gjibraltari, Kazakistani, Luksemburgu dhe Moldavia.
Kosova mund të caktohet në grup me secilën prej kombëtareve që gjenden nëpër vazot tjera, përpos me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën (për shkaqe politike).
Kosova mund të jetë në grup kualifikues edhe me Shqipërinë.

Shqipëria gjendet në vazon 4
Shqipëria gjendet në vazon 4 bashkë me Qipron, Estoninë, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Lituaninë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Slloveninë.
Shqipëria mund të tërhiqet me cilën do prej kombëtareve në vazot tjera, përfshirë Kosovën.
Rreth Euro 2020…
Euro 2020 do të mbahet më ndryshe kësaj radhe. Nuk do të jetë një, ose dy shtet që do të mirëpresin garën, por do të jenë 12 nikoqirë.
Pra, stadiumet më të mira në 12 shtetet e Evropës do të jenë nikoqire të garës unikale për të cilën do të kërkojnë kualifikimin.
55 përfaqësuese do të kërkojnë të kualifikohen në garën më të madhe të përfaqësueseve dhe janë të ndara në gjashtë vazo.
Shqipëria gjendet në vazon 4.
Kosova gjendet në vazon 5.
Koha, vendi dhe detaje tjera nga shorti…
Vendi ku do të tërhiqet shorti është Dublin, kryeqyteti i Irlandës.
Koha kur do të fillojë ceremonia është në ora 12:00 dhe në ngjarje pritet të jenë përfaqësuesit e federatave nga vendet që janë pjesë e shortit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës