LAJMI I FUNDIT:

Diskutimi për Asociacionin – përfundon takimi në Ambasadën amerikane

Diskutimi për Asociacionin – përfundon takimi në Ambasadën amerikane

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë u mbajt një takim ku u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit, nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

E në kohën e presioneve të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

31/01/2023 12:34

Diskutimi për Asociacionin – përfundon takimi në Ambasadën amerikane

Ka përfunduar takimi në Ambasadën amerikane ku u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në kohën e presioneve të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një ditë më parë Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bënë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Në takimin në Ambasadën amerikane ku u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe kanë marr pjesë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

31/01/2023 10:13

Takimi në Ambasadën amerikane – këta janë pjesëmarrësit

Në takimin në Ambasadën amerikane ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, po marrin pjesë janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Nga Presidenca është konfirmuar që do të shkojnë në këtë takim, shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu, ekspert i jashtëm i BPRG-së.

Nga zyra e kryeministrit do të marr pjesë shefi i kabinetit, Luan Dalipi, po ashtu edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi, raporton Telegrafi.

Nga Qeveria po marrin pjesë edhe disa ministra. Telegrafi mëson se nga Qeveria janë ftuar edhe ministrja Donika Gërvalla, ministri Arben Vitia, ministrja Arbërie  Nagavci, pastaj ministrat Elbert Krasniqi, Fikrim Damka, Nenad Rashiq.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë konfirmuar për Telegrafin se do të marrë pjesë nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini.

Nga PDK, siç merr vesh Telegrafi në takim do të jetë, Bernard Nikaj.

Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës po merr pjesë Lutfi Haziri.

Gjithashtu në takimin e Ambasadës për Asociacionin do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.

31/01/2023 10:09

Chollet dhe Escobar: Si vendi më pro-kosovar në botë, SHBA garanton popullin e Kosovës se Kushtetuta nuk cenohet me Asociacion

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, një ditë më parë i kanë bërë thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Dy zyrtarët e lartë amerikan kanë dhënë garanci të fuqishme se SHBA është në mbështetje të Kosovës dhe se Kushtetuta e saj nuk do të cenohet nga Asociacioni.

“Brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Kosova mund të refuzojë opsionet që kërcënojnë strukturën e saj ligjore, por nuk mund të refuzojë zotimet e saj.  Si vendi më pro-kosovar në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të mbështesin popullin e Kosovës për të siguruar që struktura e saj kushtetuese dhe ligjore nuk cenohet”.

Ata thonë se Asociacioni nuk do t’ia shtonte qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Sipas tyre kjo garanci daton që nga Pakoja e Ahtisaarit.

31/01/2023 10:08

Ambasada amerikane e gatshme për takimin për Asociacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot do të mbajë diskutim, në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ambasada ka publikuar një fotografi të sallës, ku pritet të mbahet takimi.

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, është shkruar në postimin e ambasadës në Twitter.