LAJMI I FUNDIT:

Lister e ka krijuar një F-Type shumë të shpejtë, me tavan të hapur (Foto)

Lister e ka krijuar një F-Type shumë të shpejtë, me tavan të hapur (Foto)

Janë planifikuar, dhjetë makinat e para, që do të dalin nga prodhimi

Disa muaj më herët, kompania për modifikimin e makinave Lister, ka treguar se si do të duket F-Type pa tavan, që do të jetë shumë më i shpejtë se modeli origjinal, transmeton Telegrafi.


Tashmë është prezantuar edhe versioni final, i makinës që i është larguar tavani dhe i është vënë motori me 666 kuaj fuqi.

Makina e quajtur Lister LFT-666, do të arrijë shpejtësi maksimale deri në 330 kilometra në orë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për tre sekonda. Në këtë formë, është krijuar një makinë shumë më e shpejtë se Lister Storm Le Mans.

Të gjitha pjesët e makinës, janë modifikuar me metale që kanë fibra karboni, duke ndryshuar dukje në masë të madhe, që nga grilli deri në pjesët e pasme dhe anësore.

Mirëpo, blerja e kësaj makine nuk do të kujtojë lirë, pasi kushton 155 mijë euro. /Telegrafi/