LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Lista Serbe (SL) ka paralajmëruar sonte se nëse autoritetet e Prishtinës nuk e lirojnë serbin e arrestuar, të dyshuar për sulm të armatosur ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe djegien e veturës në veri të Kosovës do të shkaktojnë reagimin e të gjithë serbëve.

Pas këtij reagimi të Listës Serbe, siç raporton “N1”, dhjetëra qytetarë serbë janë grumbulluar në shenjë proteste për arrestimin e serbit të dyshuar për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave.

“Pas mbledhjes së informacioneve për rrëmbimin e sotëm të serbëve nga forcat speciale të Kurtit, theksojmë se populli serb po paralajmëron Prishtinën që nëse nuk e liron të arrestuarin padrejtësisht që u rrëmbye sot nga njësitet e Kurtit në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’ dhe të mos ndaloni së ngacmuari popullin serb, do të provokojnë reagimin e të gjithë serbëve”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.


Me tej në komunikatë thuhet se “nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një serb M.B., i cili dyshohet se i ka vënë flakën veturës me tabela RKS në zonën e Zubin Potokut dhe për krime të tjera, përfshirë sulmin ndaj policisë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se i arrestuari ka qenë “pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja civile’, më parë ai kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke i plagosur dy zyrtarë të saj”.

Ai po ashtu ka vlerësuar se pas djegies së veturave në veri qëndron Beogradi, me qëllimin që të shkaktojë frikë te qytetarët.

“Organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Republikës”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori