Lista me fituesit në Brit Awards 2022, Adele - mbretëresha e mbrëmjes me tri çmime të rëndësishme

Është mbajtur të martën mbrëma ceremonia e ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës britanike, Brit Awards 2022.
Yje të shumtë ishin prezentë në “The O2 Arena” të Londrës për të ndjekur nga afër eventin, ndër ta edhe emrat e njohur ndërkombëtarë si: Adele, Ed Sheeran, Olivia Rodrigo, Maneskin e shumë të tjerë.
Plot 12 çmime u dhanë për këngët, artistët dhe grupet më të arritura të vitit.
Për të dytin vit radhazi, në këtë mbrëmje u shpërblye me çmim edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ajo triumfoi në kategorinë e “Artistes më të mirë të zhanrit Pop/R&B”, duke lënë prapa emrat e njohur si: Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.
Pa dyshim mbretëresha e mbrëmjes ka qenë Adele, si artistja më e vlerësuar në edicionin e sivjetmë me gjithsej tri çmime të rëndësishme: "Artisti i vitit", "Kënga më e mirë e vitit" (për këngën "Easy On Me)" dhe "Albumi më i mirë i vitit" (për albumin "30").
Më poshtë ju prezantojmë me listën e plotë të fituesve në Brit Awards 2022. /Telegrafi/
Kënga më e mirë e vitit - Adele, "Easy On Me"

Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit - Olivia Rodrigo, "Good 4 U"

Artisti më i mirë i zhanrit Pop/R&B - Dua Lipa

Artisti më i mirë i zhanrit 'rock' dhe alternative - Sam Fender

Artisti më i mirë i zhanrit 'dance' - Becky Hill

Grupi më i mirë i vitit - Wolf Alice

Artisti më i mirë ndërkombëtar - Billie Eilish

Artisti i ri më i mirë - Little Simz

Artisti më i mirë i zhanrit rap - Dave

Grupi më i mirë ndërkombëtar - Silk Sonic

Artisti i vitit - Adele

Çmimi i karrierës (Autori muzikor më i mirë i vitit) - Ed Sheeran

Albumi i vitit - Adele, "30"




















































