LAJMI I FUNDIT:

“Lista e Zezë” i hesht politikanët (Video)

“Lista e Zezë” i hesht politikanët (Video)

Ambasadorë, deputetë, kryetarë të partive politike e kryetarë të komunave të Kosovës, figurojnë si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Në këtë listë janë 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike.


Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave te shtetasve nga Kosova qe SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj.

Në listën e publikuar nga Departamenti amerikan i thesarit, në faqen e saj zyrtare përfshihen edhe një sërë kompanish, apo organizatash humanitare kryesisht me karakter islamik, si edhe disa grupime paramilitare, apo lëvizje ushtarake te krijuara që në kohën e luftës në Kosovë e Maqedoni, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Armata Kombëtare Shqiptare etj.

Peronat apo kompanitë që figurojnë në “Listën e Zezë” cilësohet si të rrezikshëm, apo nën mbikëqyrje të rreptë për financim të terrorizmit, nxitje të ekstremizmit apo vepra të tjera të rënda.

Tribuna Channel ka provuar të kontaktojë me të apostrofuarit e kësaj liste. Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk dëshiron të prononcohet rreth kësaj çështje. Të pa qasshëm kanë qenë edhe deputetët Rexhep Selimi e Daut Haradinaj.

Televizioni nuk ka arritur të marrë një përgjigje as nga dy ministritë, ajo e punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme.

Në këtë listë i vetmi shtetas nga Shqipëria është Idajet Beqiri. Ndërsa nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti.

Në publikim të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe aktet e dhunës ekstremiste dhe aktiviteteve obstruksioniste, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë arsye, presidenti amerikan, Barack Obama ka vendosur që emergjenca kombëtare e shpallur më 26 qershor 2001, dhe masat e miratuara në atë datë, duhet të vazhdojnë të mbesin në fuqi edhe pas 26 qershorit 2016.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori