Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

Vendimi është bërë publik nga Zyra e Kryeministrit, por nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet e largimit nga kjo pozitë.


"Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari", thuhet në njoftim.

Ugllar është anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga deputetja Duda Balje. /Telegrafi/