LAJMI I FUNDIT:

Lirohet kameramani i “Betimi për Drejtësi”, u pyet si i dëmtuar

Lirohet kameramani i “Betimi për Drejtësi”, u pyet si i dëmtuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret lirimin e kameramanit të “Betimi për Drejtësi”, pas mbajtjes së tij më herët gjatë ditës në Prizren.

Media ku punon Arianit Tahiri ka njoftuar se ai është intervistuar në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa dëshmi si dëshmitare për këtë rast ka dhënë edhe gazetarja e “Betimi për Drejtësi”, Alberta Hashani.

“Betimi për Drejtësi” kërkon nga institucionet e sistemit të drejtësisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, që të marrin masa që rastet e tilla të pengimit të punës së gazetarëve dhe kameramanëve mos të përsëriten, pasi që legjislacioni pozitiv garanton ushtrimin e profesionit të profesionistëve të mediave si dhe mbron në mënyrë adekuate pajisjet e punës së tyre.


Njëherit, për gjithë këtë situatë të krijuar, “Betimi për Drejtësi” fton Prokurorin e Shtetit që të adresojë përgjegjësinë e prokurorit Nixha dhe stafit të lokalit në Prizren, që kanosën dhe kundërligjshëm privuan nga liria kameramanin Tahiri.”

AGK-ja, i bashkohet thirrjes së “Betimit për Drejtësi” për hetime të plota për incidentin dhe marrjen e masave ndaj të gjithë përgjegjësve, në mënyrë që të mos përsëritet në asnjë rrethanë kufizimi dhe frikësimi i gazetarëve gjatë kryerjes së punës së tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori