Një gjykatë amerikane ka vendosur sot se njeriu që u përpoq të vriste ish presidentin amerikan Ronald Reagan do të lejohet të largohet nga një spital psikiatrik në Washington dhe se do të jetë i lirë të jetojë në shtëpinë e tij në Virginia.
Gjykatësi Paul L. Friedman vendosi të mërkurën se John Hinckley Jr. është gati për të jetuar sërish në komunitet.
35 vite më parë, më 30 1981, John Hinckley Jr qëlloi jashtë një hoteli në Washington presidentin Ronald Reagan, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën.
Mjekët kanë thënë, se Hinckley tashmë 61-vjeçar, prej vitesh tashmë është i kuruar nga gjendja e tij mendore që e çoi edhe drejt atentatit.
Si ndodhi atentati
Atentati ndaj ish-presidentit Regan është regjistruar në video kaseta nga ekipe kamerash që përcillnin presidentin.
Pamjet filmike tregojnë zotin Reagan dhe anëtarët e stafit duke u larguar nga një hotel i Uashingtonit kur u dëgjuan gjashtë të shtëna me armë. Rojet e presidentit e futën atë në makinë dhe e dërguan në spital.
Një nga plumbat e kapi atë në mushkërinë e djathtë, afër zemrës. Por sipas dëshmitarëve, kur ai arriti në spital, presidenti republikan bëri shaka.
Në dhomën e urgjencës, ai iu kthye gruas së tij dhe tha: “Zemër, harrova të shmangem”.
Në sallën e operacionit, ai iu drejtua kirurgëve duke u thënë: “Ju lutem më thoni që të gjithë jeni republikanë”.
Presidenti u operua dhe shërimi i tij ishte i shpejtë. Ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas 12 ditësh.
Zyrtarët arrestuan 25-vjeçarin John Hinckley për atentatin dhe e akuzuan atë për përpjekje për të vrarë presidentin. Atentatori tha se kishte qëlluar presidentit Reagan në përpjekje për t’i lënë mbresë aktores Jodi Foster.
Ai kishte rënë në dashuri pasi ajo kishte luajtur në “Taxi Driver” në krah të Robert De Niros, në rolin e një prostitute minorene. Pikërisht De Niron tentoi të imitonte edhe atentatori.
Hinckly nuk u gjet fajtor për arsye të gjendjes së tij mendore. Por u mbajt në një spital psikiatrik, nën kujdesin e mjekëve psikiatër.
Sot gjykatësi Paul L. Friedman vendosi që mund të lërë spitalin, dhe të jetojë për një periudhë 18 mujore me nënën, por nën kontroll policor. Pas kësaj, nëse nuk paraqet probleme, do të jetë krejtësisht i lirë.
Është interesante të imagjinosh se si do kishin qenë vitet ’80 nëse një nga plumbat e Hinckly-t do kishte qëlluar në shenjë dhe Zv.Presidenti i Reaganit, Bush, do ishte bërë president tetë vite më parë nga mandati i tij eventual.
Atentati ndaj Reagan
Do kishte qenë i aftë të përmirësonte ekonominë siç bëri Reagani në vitet ’80, apo do ushtronte presion ndaj Bashkimit Sovjetik? Edhe pse ajo që bëri Reagani, mund të kishte ndodhur sërish, është e vështirë të mendosh Bushin të bind popullin me elegancën e “Komunikuesit të Madh” ose të kërkonte që Gorbaçovi të shembte murin e Berlinit. Reagani e udhëhoqi vendin gjatë kolapsit të Bashkimit Sovjetik dhe dy luftërave gjatë një mandati të vetëm. Bota nuk do ta marrë vesh asnjëherë se si do mund të kishin qenë vitet ’80 pa Reganin në krye.
Por Reagan nuk është lideri i vetëm që shpëtoi nga plumbat.
Historia e politikës botërore disa herë është tronditur nga atentate të ndryshme. Tentativat për vrasje kanë patur si shënjestër disa nga figurat dhe emrat më të shquara të politikës botërore.
1- Atentati ndaj Adolf Hitlerit – lider gjerman, 1944
Detajet se sa afër vrasjes së Hitlerit ishte një grup konspiratorësh të drejtuar nga Koloneli Klaus Von Shtaufenberg në strofullën e tij në Prusi në 1944, janë të dhëna legjendë. Megjithatë, konsideroni se çfarë do mund të kishte ndodhur. Konspiratorët do kishin qenë superiorë dhe me ndihmën e elementëve anti-fashistë brenda ushtrisë, mund të kishin larguar nazistët dhe të kishin negociuar dorëzimin, duke e zvogëluar luftën me dhjetë muaj dhe duke shpëtuar miliona jetë.
Me Gjermaninë tërësisht të pa pushtuar, jo vetëm që do ishte reduktuar niveli i vdekjeve dhe shkatërrimeve që ndodhën, por do kishte ndryshuar dhe tabloja politike në Europë dhe kërcënimi i Luftës së Ftohtë. Vendosja e bombës nën tavolinën e punës së Hitlerit ndodhi vonë, pasi Gjermania ishte përfshirë në problemet aktuale.
2- Atentati ndaj Vilhelm II – perandor gjerman, 1901
Kur një anarkist qëlloi mbretin ndërkohë që vizitonte Bremenin, në mars të 1901, vetëm disa e kuptuan se sa shumë do t’i kushtonte ky dështim Gjermanisë. Pse? Nëse sulmi do kishte patur sukses, ka mundësi që Lufta e Parë Botërore të mos kishte ndodhur dhe rrjedha e historisë, sidomos në Europë, do kishte ndryshuar tërësisht. Sigurisht, askush nuk mund të fajësojë tërësisht Vilhelim II për krizën e Europës në 1914, por ka shumë mundësi që një lider më praktik dhe gjakftohtë do kishte qenë i aftë të mos lejonte që gjërat të dilnin jashtë kontrollit aq shpejt dhe tërësisht siç ndodhën. Do kishte qenë ai njeri Vilhelmi III? Ndoshta! Pyetja e vetme është nëse djali mbret (ai ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë) do ishte njeriu që do ndryshonte historinë apo do kishte të njëjtin fund tragjik si i ati? Nuk do e dimë asnjëherë.
3- Vladimir Lenin, lider komunist rus
Para se të bëhej lider i padiskutueshëm, Lenini për pak vdiq i sulmuar nga një femër e quajtur Fania Kaplin. Edhe pse u dëmtua rëndë, ai u përmirësua dhe e përdori këtë për të rritur imazhin dhe për të ngritur një mbretëri terrori ndaj kundërshtarëve. Çfarë do kishte ndodhur nëse Fania do kishte qëlluar në shenjë? Do kishin fituar komunistët kundrejt Menshevikëve apo do kishin mundur Ushtrinë e Bardhë pa liderin e tyre politik? Me siguri e ardhmja do kishte qenë më pak e sigurt me Leninin në krye.
Është e sigurt që Stalini nuk ishte në pozita për të marrë pushtet, duke e bërë të vështirë të mësohet se kush do i mbante frerët e pushtetit. Kjo e bën këtë tentativë të vështirë të vlerësohet nëse suksesi i saj do kishte qenë përfitim për Rusinë ose jo; në çdo rast, do kishte qenë ndryshe.
4- Abraham Linkoln, president i ShBA, 1864
Vrasja e Linkolnit nga aktori Xhon Uilkes në 1865 u kthye në legjendë. Imagjinoni nëse një tentativë e hershme në 1864 do rezultonte e suksesshme. Dikush qëlloi presidentin kur ishte në Uashington, por nuk arriti shënjestrën. Nëse objektivi do kishte qenë më i saktë Linkolni do ishte zëvendësuar nga Hanibal Hamlin, i cili mund t’i kishte besuar zgjedhjet e ardhshme komandantit të tejkujdesshëm Xhorxh MekKlelan. Nëse Hamlin (nëse do rizgjidhej) ose MekKlelan, do udhëhiqte gjatë luftës, ose do merrej me rikonstruktimin e Jugut, është një çështje e debatueshme. Vdekja e Linkolnit, nëse do kombinohej me një udhëheqës si Hamlin dhe një paqeruajtës si Meklelan, do kishte inkurajuar Jugun të duronte pak më gjatë dhe të rezultonte në armëpushim më shumë se në fitore, duke ndryshuar historinë e Amerikës.
5- Franklin Rusvelt – president i SHBA, 1933
Është e vështirë të mendosh se si dy trazirat e mëdha, Depresioni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore, do mund të kapërceheshin pa Rusveltin në krye. Kjo për pak ndodhi në shkurt të vitit 1933, kur ai po udhëtonte në një makinë të hapur në Majami, Florida. Një emigrant italian qëlloi pesë herë ndaj tij, duke mos goditur në shenjë. Nëse ai do kishte patur sukses, zv.Presidenti Xhon Garner do ishte bërë presidenti i 32– të dhe vitet ’30 do kishin qenë shumë më ndryshe. Më mirë? Më keq? Nuk mund të dimë se çfarë presidenti do kishte qenë Garneri, por është e vështirë të dish se si Garneri do mund të kishte realizuar Marrëveshjen e Re, Mbrojtjen Sociale ose Shpërndarjen e të Mirave në një Kongres kundërshtues.
6- Benito Musolini – lideri fashist italian, 1926
Viti 1926 nuk ishte i mirë për Duçen, i cili u përball me jo më pak se katër sulme mbi jetën brenda shtatë muajsh. (Në anën tjetër, duke qenë se të gjitha tentativat dështuan, ai ishte një vit i mirë për të dhe një vit i keq për Italinë.) Tentativa e parë u krye nga një grua irlandeze, që i qëlloi afër hundës, ndërsa tre të tjerat – të gjitha burra – ose nuk qëlluan në shenjë ose u kapën gjatë fazës së planifikimit. Gjithsesi, ata përfunduan të vdekur, por jo shënjestra e tyre. Fashistët jo vetëm që do kishin humbur forcën udhëheqëse por edhe pushtetin e tyre. Kush ose çfarë do e kishte zëvendësuar? Një fashist tjetër që mund të ishte më i zoti se vetë Duçja? Një pseudo Republikë Demokratike? Apo një monarki? Janë supozimet e çdokujt.
7- Endrju Xhekson – president i ShBA, 1835
Ndërkohë që shumë njerëz mendojnë se vrasja e Linkolnit ishte tentativa e parë për vrasje ndaj një presidenti, të paktë janë ata që e dinë se sa afër vdekjes ishte një nga paraardhësit e tij. Kjo ndodhi gjatë mandatit të parë të Xheksonit kur një burrë i çmendur shkoi drejt presidentit dhe drejtoi ndaj tij dy pistoleta. Çuditërisht asnjëra nuk qëlloi, duke e lënë Xheksonin të padëmtuar; por sulmuesi i tij u rrah egërsisht dhe u gjakos nga komandanti përgjegjës. Autoritetet e larguan nga vendngjarja pa bujë dhe pasi doktorët e shpallën të çmendur, ai u mbyll në azil për gjithë jetën. Nëse do kishte qenë më mirë ose më keq për vendin është e diskutueshme, por që drejtimi i vendit do ishte ndryshe.
8 – Çarls De Gol (Gaulle) – president i Francës, 1962
Gjatë karrierës së tij të gjatë politike, Presidenti kontraversal francez dhe udhëheqësi i Luftës së Dytë Botërore, u përball me tentativa të shumta vrasjesh. Asnjëra prej tyre nuk ishte aq afër realizimit sa ajo e vitit 1962. Duke ecur me makinë në bulevardin e “Lirisë”, mjeti i De Gaulle’s u sulmua me armë zjarri. (Sulmi u krye nga një oficer i rebeluar i Forcave Ajrore Franceze, i nxehur me De Gaullen për vendimin e tij që t’i jepte Algjerisë pavarësinë.) Edhe pse sulmi vrau dy policë, shkatërroi xhamat e prapme të makinës të tij dhe qëlloi katër gomat e saj, shoferi arriti të largohej me Presidentin dhe gruan e tij, të dy të palënduar. Është interesante të konsiderohet çfarë drejtimi do kishte marrë Franca në këtë rast.
9- Theodore Roosvelt – president i SHBA
Jo të gjithë u prekën nga natyra e gjatë e fjalimeve të Roosveltitt. Por, kur erdhi puna te plumbi i vrasësit, ato mund t‘ia kenë shpëtuar jetën. Ndërsa po bënte fushatë për të fituar sërish presidencën në vitin 1912, ai u gjuajt me armë zjarri nga John Schrank. Plumbi udhëtoi nëpër 50 faqet e shënimeve të tij dhe një portret. Duke qenë njeri i cili nuk lejonte që një plumb i vogël t‘ia prishë punën, Ruzvelti insistoi në dhënien e fjalimit para se të shkonte në spital. Plumbi nuk u hoq kurrë.
10- Margaret Thacher
Kur IRA bombardoi hotelin e baroneshës Thacher në Brighton gjatë Konferencës së Konservatorëve në vitin 1984, pesë njerëz vdiqën. Kryeministrja e hekurt e Britanisë së Madhe, e cila ende ishte zgjuar dhe po punonte mbi fjalimin e saj, mbijetoi. Si do të ishte sot Britania pa Zonjën e Hekurt dhe reformat e saj? Sigurisht jo kjo Britani që njohim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje