Grupi i familjarëve që u kthyen nga Siria u liruan nga autoritetet kosovare. Katër pjesëmarrës në luftë po mbahen në arrest, për 32 gra u hapën hetime nën dyshimi për përfshirje në grupet terroriste.
Janë liruar pothuajse të gjithë familjarët e luftëtarëve shqiptarë në Siri, që u kthyen në Kosovë në mënyrë të organizuar të shtunën me një avion ushtarak amerikan. Për 32 gra që ishin pjesë e grupit të të kthyerve prej 110 personash janë hapur hetime, nën dyshimet për përfshirjen e tyre në grupet terroriste, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës. Prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Sylë Hoxha tha se tashmë të kthyerit nga Siria janë liruar nga Qendra për Mbajtjen e të Huajve, që është në një fshat në periferi të Prishtinës dhe se ndaj një pjese prej tyre kanë filluar hetimet.
“Hetimet po zhvillohen për përfshirje në terrorizëm dhe do t’i marrim të gjitha veprimet për t’i zhvilluar ato. Hetimet do të vazhdojnë, pasi edhe më parë kanë qenë nën hetime, por ato janë pezulluar për shkak se kanë qenë jashtë vendit dhe për prokurorinë kanë qenë të paarritshme”, thotë prokurori Sylë Hoxha.
Sipas autoriteteve të Kosovës, të gjitha ata që kanë kryer vepra penale do të përgjigjen para drejtësisë, ndërsa të tjerëve do t’u ofrohen mundësi për rehabilitim dhe riintegrim, thotë Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.
“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave, që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre, duke i lënë më pasoja të mëdha, në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për t’u edukuar për të ardhmen e tyre”, tha ministri Abelard Tahiri, sapo të kthyerit arritën në Kosovë.
Të premten pas mesnate në Kosovës u kthyen 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri në lindjen e mesme. Sipas policisë, në Kosovë u kthyen “katër luftëtarë”, që tashmë po mbahen në paraburgim, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”. Kthimi në Kosovë i këtyre 110 kosovarëve, ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA-së. Në Siri, sipas të dhënave të policisë vazhdojnë të qëndrojnë edhe 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.
Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës, kanë marrë pjesë në gjashtë vitet e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të “Shtetit Islamik”, ISIS. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre janë vrarë.
Kosova që nga viti 2015 është rreshtuar përkrah aleancës globale kundër terrorizimit. Në po të njëjtin vit, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin me të cilin u ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit. Një valë masive e arrestimeve në Kosovë pati ndodhur dy vjet më parë, kur Prokuroria Speciale e Kosovës kishte hapur hetimet kundër 57 personave dhe të njëjtën kohë, kishte arrestuar mbi 40 nga ta që ishin pjesë apo kishin lidhje me shtetin islamik ISIS. 37 nga ta qenë dënuar. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës