LAJMI I FUNDIT:

Lirohen nga paraburgimi policët e dyshuar për fshehje të provave në rastin Ivanoviq

Lirohen nga paraburgimi policët e dyshuar për fshehje të provave në rastin Ivanoviq

Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës u liruan në procedurë të rregullt pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Zharko Jovanoviq dhe Dragisha Markoviq.

Të dyshuarit ishin arrestuar nën dyshimin se kishin zhdukur provat nga vendi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Prokuroria pretendon se më 16 janar rreth orës 08:14 të dy kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar në mënyrë joprofesionale duke lejuar që të hyjnë dhe të dalin njerëz nga vendi ku kishte ndodhur ngjarja.


Sipas Prokurorisë, nga video-incizimet e kamerave të sigurisë shihet i dyshuari Zharko Jovanoviq të ketë marrë një gëzhojë, ndërsa kolegu i tij vetëm e shikon e më pas të dy janë larguar nga vendi.

Po ashtu, Zharko Jovanoviq i është gjetur edhe një armë pa leje.

Kurse Prokuroria kërkoi caktimin e masës së paraburgimit për policët, nën dyshimin për manipulim të provave.

Këto ishin provat që dyshohet se u zhdukën nga policët në rastin Ivanoviq
Lexo po ashtu Këto ishin provat që dyshohet se u zhdukën nga policët në rastin Ivanoviq

Zeqir Maxhuni, avokat i të dyshuarit të parë, tha se arsyeja e përmendur nga Prokuroria në kërkesën për masën e paraburgimit – se mund të ikë dhe të pengojë hetimet, nuk qëndron, sepse klienti i tij ka një adresë në Mitrovicë, ku jeton me familjen e tij.

Sa i përket peshës se veprës penale, avokati nuk e kundërshtoi por theksoi se kjo duhet të dëshmohet në procedurë të rregullt se a është ai kryes apo jo.

“Ndërsa sa i përket veprës penale mbajtje në pronësi të armës, në bisedë me të dyshuarin kam marr vesh se arma nuk ka qenë e tij dhe se nuk është e diskutueshme se është gjetur në shtëpinë e tij por se në të drejtën penale nuk ekziston përgjegjësia kolektive por individuale. Sipas kësaj, duke marrë parasysh faktin se i dyshuari ka qenë në marrëdhënie pune në Policinë e Kosovës dhe kurrë deri më tash nuk ka pasur ndonjë vërejtje në punën e tij si zyrtar policor, se është i martuar dhe ka fëmije dhe nuk ka arsye ta lëshojë Mitrovicën, kërkoj nga Gjykata të mos e pranojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës se paraburgimit por në këtë fazë t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak, sepse jam i sigurt se nuk do të pengojë rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, tha avokati Maxhuni, raporton Kallxo.com.

Ndërsa, edhe avokatja Zehra Verbovci e kundërshtoi propozimin e Prokurorisë pasi që, sipas saj, nuk ka bazë dhe as prova se i mbrojturi i saj, Dragisha Markoviq. ka kryer ndonjë vepër penale.

Ajo gjithashtu shtoi se nuk ekziston kurrfarë rreziku se i njëjti do të dëmtojë dëshmitë apo se edhe do të përsërisë veprën penale.

Ndërsa, dy të dyshuarit thanë në Gjykatë se kishin menduar se Oliver Ivanoviq kishte qene vetëm i alivanosur dhe kishin thirrur ambulancën por s’e kane ditur që ka qenë i vdekur.

Me vendim të Gjykatës, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori