LAJMI I FUNDIT:

Lirohen deputetët e Vetëvendosjes që hodhën gaz lotsjellës

Lirohen deputetët e Vetëvendosjes që hodhën gaz lotsjellës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër deputetëve të Vetëvendosjes.

“Gjykata Themelore në Prishtinë , Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për
caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D. M, XH. S, S. Z, F. P-D dhe V.R, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit secili veç e veç kanë kryer veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit L.A për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kundër të pandehurës A.N për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës nuk ka qenë e nevojshme caktimi i masës së paraburgimit duke qenë se përveç kushtit të përgjithshëm se ekziston dyshimi i bazuar se tani të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat është kërkuar caktimi i masës se paraburgimit, nuk përmbushen asnjëra nga kushtet konkrete qoftë veç e veç qoftë të gjitha së bashku për caktimin  e ndonjërës nga masat për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë.


Kjo për faktin se nuk ekziston ndonjë rrethanë e veçantë në bazë të cilës do mund të konkludohet se ekziston rreziku i arratisjes së pandehurve me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale pasi që të njëjtit i kanë premtuar Gjykatës se do të përgjigjen në të gjitha ftesat që do t’ju dërgohen nga kjo Gjykatë dhe po ashtu nuk ekziston as rreziku i përsëritjes se këtyre veprimeve nga ana e të pandehurve të përfshirë në këtë çështje penale.  Shtatë të pandehurit janë arrestuar me dt.21.03.2018 në Kuvendin e Republikës së Kosovës për shkak se kanë penguar rrjedhën normale të seancës.

Shtatë të pandehurit janë arrestuar më 21 mars në Kuvendin e Kosovës për shkak se kanë penguar rrjedhën normale të seancës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori