Liridon Krasniqi është grumbulluar nga Kombëtarja e Malajzisë përsëri për ndeshjet e muajit maj e qershor.

Mesfushori nga Kosova prej vitesh po bën karrierë në Azi ku është njëri nga emrat më të mëdhenj në këtë kontinent, sidomos në shtetin e Malajzisë.


30-vjeçari ka fituar gjithçka në këtë shtet dhe tanimë ka marrë pasaportën e Malajzisë ku po luan për Kombëtaren aziatike.

20052022PhotoTrainingNT 157

Krasniqi ka marrë përsëri ftesë për pesë ndeshjet e radhës që Malajzia do t'i zhvillojë për 20 ditët e ardhshme.

Fillimisht Kombëtarja e Malajzisë do të luaj dy miqësore ndaj Bruneit e Hong Kongut.

Ndërkohë në muajin qershor Krasniqi me shokët e tij tek Kombëtarja e Malajzisë do të luajnë në raundin e tretë kualifikues për Kupën e Azisë.

20052022PhotoTrainingNT 10

Fillimisht më 8 qershor Malajzia do të luaj në udhëtim ndaj Turkmenistanit, derisa dy ndeshjet e ardhshme luhet më 11 qershor ndaj Bahrainit dhe 14 qershor ndaj Bangladeshit.

Vlen të theksohet se pas natyralizimit të tij, Krasniqi është njëri nga lojtarët më të mirë të Malajzisë, ku në muaj mars shënoi edhe gol ndaj Singaporit. /Telegrafi/

20052022PhotoTrainingNT 22

telegrafi sport app