LAJMI I FUNDIT:

Lira turke me rënie të mëdha

Lira turke me rënie të mëdha

Lira ishte drejt performancës më të keqe mujore që prej vitit 2008, kur ra në një nivel rekord të ulët këtë javë, duke treguar se ngurrimi i Bankës Qendrore për të ndërhyrë në tregje ka bërë që investitorët ta shesin valutën. Vetëm gjatë ditës së Mërkurë, lira ra me 5.2%.
Analistët në Londër thonë se politikëbërësit në Turqi duhet të rrisin patjetër normën bazë të interesit dhe se nuk ka ndonjë kufi të rënies së fundit, duke u kthyer në një krizë të valutës.

Sipas analistëve, turqit do të nisin ta shesin gjithashtu, duke krijuar një mungesë totale të besimit. Lira ka rënë çdo ditë gjatë 3 muajve të fundit, një shitje që është përshpejtuar që kur presidenti Erdogan tha se synon të luajë një rol më të fortë në politikat monetare nëse fiton zgjedhjet e 24 Qershorit. Tregtarët kanë fajësuar gjithashtu vendin, që nuk po lufton inflacionin dyshifror dhe deficitin e llogarisë korrente.

Deri më tani për vitin, lira ka humbur 21% dhe është valuta e dytë më e keqe në tregjet në zhvillim pas pesos së Argjentinës. Bursa e Stambollit deklaroi se nuk ka të dhëna ekonomike që justifikojnë zhvlerësimin e lirës dhe fajësoi qasjet spekulative të investitorëve që synojnë cenimin e ekonomisë turke.

Sipas bankës së dytë më të madhe në Gjermani, Commerzbank, zhvillimet e fundit të kursit të këmbimit të lirës janë simptoma të një krize të valutës. Lira arriti në 4.84 kundrejt dollarit dhe luhatshmëria e valutës arriti nivelin më të lartë në 8 vite. Bursa e Stambollit ra me 1% ndërsa yieldi i titujve 10-vjeçar të vendit u rrit në 7.4%. /Telegrafi/