Marcello Lippi beson se Interi ka probleme psikologjike, por thotë që mund të rikthehet në nivelet e mëparshme.

Nerazzurrët kanë mposhtur Beneventon në fundjavë, por mbeten shumë prapa në ‘luftë’ për titull.


Këtë fundjavë zhvillohet ‘Derby della Madonnina’ me Milanin që do të jetë vendas kundër Interit.

GettyImages 899062656 Ndeshja mes Milanit dhe Interit e zhvilluar në dhjetor. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Zakonisht skuadrat që janë më pak favorite fitojnë në derbi”.

“[Luciano] Spalletti bëri shumë mirë në fillim të stinorit, duke marr rezultatet të papritura”

“Pastaj diçka ngeci, mendoj se kanë probleme psikologjike”.

GettyImages 899037544 Kalinic dhe Skriniar në duel. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Por do të mbetet një derbi i mirë”, ka thënë Lippi për Gazzetta dello Sport.

Interi dhe Milani luajnë të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi/

telegrafi sport app