LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -4° cloudy

Lipjani përfiton nga niveli qendror rindërtimin e pikave kadastrale

Lipjani përfiton nga niveli qendror rindërtimin e pikave kadastrale

Disa fshatra në Komunën e Lipjanit gjatë vitëve të fundit janë përballur me lëvizje dhe mosdefinim të pikave kadastrale. Ndërkohë pas kërkesave të qytetarëve, Komuna e Lipjanit dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës së shpejti do të nis implementimin e  një projekti për rindërtimin e pikave kadastrale në fshatrat Janjeva, Gadime e Epërme, Ribar i Madh dhe Kraishtë.

Diamant Bytyqi, nënkryetar i Komunës së Lipjanit, ka thënë për Telegrafin se ky projekt do t’ia lehtëson qytetarëve vendosjen e saktë të pikave kadastrale, pasi që në të kaluarën në këto lokalitete ka pasur telashe të ndryshme.

“Tashmë kemi nënshkruar edhe marrëveshje me AKK-në dhe u premtuam bashkëpunim të ngushtë me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve kadastrale për qytetarët e Komunës së Lipjanit e ve]anërisht për këto katër lokalitete”, ka thënë Bytyqi.


Ndërkohë edhe zyra për informim në këtë komunë ka njoftuar lidhur nënshkrimin e kësaj marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet AKK-së dhe Komunës.

“Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi së bashku me zëvendësdrejtorin e Agjencionit Kadastal të Kosovës, Avni Ahmeti, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit-Rindërtimi i Kadastrit në disa zona në Komunën e Lipjanit. Ky memorandum synon të krijojë një bashkëpunim për implementimin e kapitullit VII (Rindërtimi i Kadastrit) për kadastrën e pronës së paluajtshme. Zonat kadastrale që do të përfshihen në këtë rindërtim janë: Janjeva, Gadime e Epërme, Ribar i Madh dhe Kraishtë”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj komune regjistrimi kadastral i këtyre zonave pritet të sjellë përfitime për qytetarët duke siguruar një regjistrim më të saktë dhe transparent të pronës së paluajtshme, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe planifikimin urban të komunës së Lipjanit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori