Lionel Messi dëmtohet dhe luan vetëm 45 minuta ndaj Lille, ende mbetet pa gol në Ligue 1

Ndeshja mes PSG dhe Lille nuk po del të jetë e lehtë për parisienët që janë duke humbur pas 45 minutash.
Përveç rezultat 1-0 në të mirë të mysafirëve, PSG ka humbur edhe yllin e saj Lionel Messi.
Argjentinasi nuk arriti të bëjë asgjë në pjesën e parë, ndërsa është zëvendësuar pas 45 minutash, për shkak të dhimbjeve.
Kjo do të thotë që ende Messi nuk e ka gjetur golin e parë në kampionatin francez.
Në vend të tij në fushë është futur Mauro Icardi, i cili kthehet në fushë pas problemeve familjare. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































