LAJMI I FUNDIT:

Linja ajrore Prishtinë – Beograd, Rama e quan hap të rëndësishëm

Linja ajrore Prishtinë – Beograd, Rama e quan hap të rëndësishëm

Të mërkurën, në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd.

Po ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,i cili ishte pjesë e konferencës duke fol linjën ajrore, e ka quajtur hap të rëndësishëm për të cilin ka thënë se duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

Më tej, Rama ka thënë se NATO është pjesë rëndësishme e rajonit.


“Falënderoj Stoltenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët. Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona,” ka deklaruar Rama, njofton Telegrafi.

Kryeministri shqiptar, ka folur edhe për strehimin e muxhahedinëve.

Haradinaj flet për linjën ajrore dhe hekurudhore me Serbinë: Janë në interesin tonë, kemi ecur përpara me këto marrëveshje
Lexo po ashtu Haradinaj flet për linjën ajrore dhe hekurudhore me Serbinë: Janë në interesin tonë, kemi ecur përpara me këto marrëveshje

Rama tha se Shqipëria do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, pasi humanizmi është pjesë e traditës së këtij vendi, ndërsa solli në vëmendje edhe ndihmën që iu është dhënë hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit. Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar.

Ne nuk do ta ndryshojmë traditën dhe qasjen tonë kundrejt këtyre njerëzve. Sa për aktivitetet keqbërëse në Shqipëri, kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori