LAJMI I FUNDIT:

Lineker zgjedh mes Salah e Kane, Pochettino e Guardiola dhe Messi e Ronaldo

Lineker zgjedh mes Salah e Kane, Pochettino e Guardiola dhe Messi e Ronaldo

Legjenda angleze, Gary Lineker ka folur rreth shumë rivaliteteve në futboll, teksa ka bërë zgjedhjet e tij.

Lineker ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për Sportbible, ku ka zgjedhur më të mirët sipas tij në rivalitetet e mëdha të futbollit botëror.

Anglezi ka zgjedh Mohamed Salahun para Harry Kane, Pep Guardiolan para Mauricio Pochettinos dhe Lionel Messin para Cristiano Ronaldos.


Lineker: Messi, Neymar dhe Kane janë më të mirë se Ronaldo
Lexo po ashtu Lineker: Messi, Neymar dhe Kane janë më të mirë se Ronaldo

Salah apo Kane?

“Ata janë kaq të ndryshëm, edhe nëse numrat e tyre janë të ngjashëm. Nëse do të më duhej të blija njërin, unë me siguri do të kisha zgjedhe Mo Salah. Vetëm për një arsye, Harry po lëndohet shpesh”.

“Nuk po flas se kush është futbollisti më i mirë, sepse ata janë lojtarë shumë të ndryshëm, të dy futbollistë të shkëlqyeshëm, por vetëm për shkak të atij dyshimi të vogël të Harryt, unë do të zgjidhja Mo”.

Pochettino apo Guardiola?

“Ju po flisni për dy menaxherë shumë të talentuar. Poch është i shkëlqyeshëm, por Pep është një gjeni”.

“Pochettino është një trajner me të vërtetë i shkëlqyeshëm dhe nuk ka pasur mundësi mbase që ka Pep, por nuk mendoj se dikush do të thoshte se është mbi Pepin për momentin”.

“Pep ka fituar Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj të ligave në vende të ndryshme. Ai e ka bërë kudo. Djaloshi është gjeni, nuk ka asnjë pyetje për këtë”.

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

“Messi. Unë i dua ata të dy. Ju mund t’i doni të dy dhe t’i admironi të dy, por ata janë shumë të ndryshëm”.

“Ronaldo është një atlet. Ka rezultatin më të mirë nga loja e tij. Ai është golashënuesi më i mirë me kokë që kam parë dhe shënuesi më i mirë i golave ​​që kam parë”.

“Por Messi është gjithashtu një golashënues i mirë dhe ai është, po aq mirë si asistues dhe dribluesi më i mirë që e keni parë ndonjëherë. Kur shikoj Ronaldon e admiroj atë, kur shikoj Messin ai më jep gëzim, dhe për mua kjo është diferenca”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori