Në një familje në Komunën e Rahovecit kanë ardhur në jetë trinjakë.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka treguar se në shenjë urimi dhe mbështetje iu ka ndarë 1 mijë euro nënës dhe foshnjave.


Latifi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar po ashtu se nëna dhe foshnjat gëzojnë shëndet të plotë. /Telegrafi/