Linda, Gani Gërmisë: Edhe shembujt si ti janë të domosdoshëm këtu për të treguar se si nuk duhet me qenë

Linda Halimi po vazhdon të ketë përplasje të ashpra me konkurrentin Gani Gërminë.
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova në një bisedë me banorët e tjerë si dhe Ganiun, ka listuar arsyet se pse ky i fundit duhet të jetë akoma në këtë format televiziv.
Këngëtarja ka thënë se qëndrimi në shtëpi i humoristit është i domosdoshëm dhe ka të mirat e veta.

“Ti në fakt duhesh me ndejt në Big Brother VIP Kosova, për me e pa i gjithë populli se çfarë shembulli nuk duhet me qenë”, i është drejtuar artistja nga Vitia.
Debatet e tyre kanë nisur që moti dhe shpesh kanë kaluar edhe në ofendime.

Ganiu në fakt ka pasur përplasje edhe me konkurrentë të tjerë, të cilëve i është drejtuar me fjalë më të rënda.
Sidoqoftë, ai e ka theksuar disa herë se këtu është për lojë dhe se do të zihet me të gjithë. /Telegrafi/




























































