LAJMI I FUNDIT:

Lincoln Corsair arrin me dukje elegante dhe nivel të zgjuar teknologjie (Foto)

Lincoln Corsair arrin me dukje elegante dhe nivel të zgjuar teknologjie (Foto)

Corsair e zëvendëson MKC, si makina më e vogël SUV nga Lincoln

Pasi e prezantoi Aviator tërësisht të ri gjatë vitit të lakuar, Lincoln e ka shfaqur zyrtarisht edhe Corsair në New York Auto Show, transmeton Telegrafi.

Me pamje shumë të freskët, enterier luksoz dhe teknologji të avancuar, Corsair e zëvendëson MKC, si makina më e vogël SUV nga kjo kompani.

Në pamje të parë, Corsair 2020, që është marrë nga fjala latine cursus që nënkupton udhëtim, është shumë elegant, ndërsa ka marrë elemente nga Navigator dhe dhe Aviator. Enterieri është shumë i këndshëm dhe praktik, duke ofruar shumë rehati dhe qëndrim në ambient luksoz.

Veçanti e Corsair është niveli i zgjuar i teknologjisë, që përbëhet nga pjesë shumë të avancuara. Të gjitha njoftimet kanë tingull të ndryshëm, që i tregojnë shoferit prej mungesës së lidhjes së rripit të sigurisë, deri te lenia hapur e kapakut të rezervuarit.

Sikurse te Aviator edhe kabina e këtij SUV është shumë e qetë, ndërsa amortizon gjithçka që dëgjohet përjashta dhe nën kapak.

Motori i Corsair vi në dy opsione, me 2.0 litra që prodhon 250 kuaj fuqi, si dhe 2.3 litra që arrin me 30 njësi më shumë. /Telegrafi/