LAJMI I FUNDIT:

“Limak Kosovo” demanton arrestimin e Nihat Özdemir

“Limak Kosovo” demanton arrestimin e Nihat Özdemir

(E plotësuar) Kompania ”Limak Kosovo” ka reaguar ndaj informatës së publikuar në media, lidhur me arrestimin e drejtorit të Kompanisë Limak&Calik, Nihat Özdemir, duke e cilësuar informatën si një spekulim.

Nё emёr tё “Limak Kosovo” shprehim shqetёsimet tona nё lidhje me spekulimet e fundit pёr Drejtorin e Bordit tё Drejtorёve tё kompanisё LIMAK,Nihat Ozdemir, thuhet në reagimin e lëshuar nga  Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës.

Duam tё iu njoftojmё se informacioni i spekuluar nuk paraqet realitetin sepse nuk ёshtё ngritur asnjё akuzё kundёr asnjё anёtari tё kompanisё LIMAK, thuhet në reagim. /Telegrafi/
——————————————————–

Arrestohet pronari i kompanisë Limak&Calik, që bleu Aeroportin e Prishtinës


Në mesin e disa biznesmenëve të arrestuar së fundi në Turqi, me akuza për korrupsion, është edhe drejtori i kompanisë Limak&Calik, Nihat Özdemir, kompani kjo që e ka privatizuar me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Siç raporton KTV, gazeta turke Hurriyet ka parë aktakuzën sipas së cilës Özdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitë, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.

Në mesin e 41 personave të arrestuar në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Özdemir janë edhe biznesmeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve.

Özdemir me Limak sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit.

Para 3 muajsh, ai bashkë me kryeminstrat Erdogan, Thaci dhe Rama përuruan terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori