LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Limaj: Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të ndërmarr iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO.

Limaj, përmes një postimi në faqen zyrtare të Nismës në Facebook, ka thënë se “është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë”.


“Kjo iniciativë e përbashkët t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcënuar në rajon”, ka thënë Limaj, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se NATO duhet të miratojë në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori