Limaj: Qëndrimet e NISMA-s janë publike, nuk jam kontaktuar nga LVV

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se qëndrimet e partisë së tij janë publike dhe se nuk është kontaktuar nga Vetëvendosje lidhur me formimin e Qeverisë së re.
“Do të flasim pas seancës më shumë. Qëndrimet tona janë publike. Nuk jam kontaktuar nga LVV”, ka thënë Limaj.
Deklarata e tij vjen në një ditë vendimtare për votimin e Qeverisë Kurti 3 në Kuvend, ndërsa partitë politike përpiqen të sigurojnë shumicën parlamentare. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































