LAJMI I FUNDIT:

Limaj pasi u shpall i pafajshëm thotë se mision e ka që çdo qytetar ta bëjë krenar me vendin

Limaj pasi u shpall i pafajshëm thotë se mision e ka që çdo qytetar ta bëjë krenar me vendin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore ku ai u shpall i pafajshëm.

Limaj ka thënë se gjykimi i sotëm dëshmoi atë që ka deklaruar qysh nga fillimi se nuk ka asnjë fakt dhe provë që e implikon atë në ndonjë lloj përgjegjësie për rastin për të cilin u dha vendimi.

“Është e turpshme ta përdorësh dhimbjen e familjeve për të arritur objektivat që s’kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe të vërtetën. Familjet e viktimave presin zbardhjen e rasteve, dhe ky do të jetë angazhimi ynë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qindra raste tjera të pazbardhura”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.


Shkrimi i plotë i Limajt në rrjetin social Facebook.

Trupi gjykues me vendimin e tij konstatoi përfundimisht atë që e kam deklaruar qysh prej fillimit të këtij procesi se nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që më implikon në ndonjë lloj përgjegjësie për rastin për të cilin sot u dha vendimi.

Akuzat e orkestruara të pambështetura në fakte dhe prova kanë objektiv rrënimin e njerëzve dhe manipulimin me dhimbjen e atyre që kërkojnë drejtësi.

Është e turpshme ta përdorësh dhimbjen e familjeve për të arritur objektivat që s’kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe të vërtetën.

Familjet e viktimave presin zbardhjen e rasteve, dhe ky do të jetë angazhimi ynë jo vetëm për këtë rast, por edhe për qindra raste tjera të pazbardhura.

U shpreh mirënjohje të gjithë atyre qytetarëve të cilët besuan në fjalën time dhe më qëndruan afër gjatë gjithë kohërave jo të lehta.

Ne asnjëherë nuk jemi ndalur së shërbyeri vendit pavarësisht rrethanave në të cilat kemi kaluar.

Tani do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me besim në Zot dhe drejtësi të gjithë së bashku, të punojmë me përkushtim që atdheun tonë Kosovën ta bëjmë një vend ku të gjithë do të ndihen krenarë dhe ky është misioni ynë i përbashkët.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori