Nisma Socialdemokrate pas vendimit ka përshëndetur vendimin e PZAP-it lidhur me votat e ardhura nga Serbia.

Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka thënë se vendimi i PZAP-it ka treguar që në Kosovë ka institucione që respektojnë ligjin.


"Sot Kosova nga vendimi i PZAP-it për të anuluar ato kuti kontrabande të ardhura nga serbia, është më e sigurt, është ligjore. Është një Kosovë që ka institucione të cilat e mbrojnë ligjin. Besoj që të gjithë sot ne jemi shumë më të sigurt dhe kemi më tepër motiv në respektimin e ligjit. Kjo për shkaks e vendimi i PZAP-it ka treguar që në Kosovë ka institucione që respektojnë ligjin, institucione të cilat mbrojnë barazinë e qytetarit të Kosovës. Shteti ligjor mbrohet çdo ditë dhe avancohet çdo ditë. Çdo gjyqtar dhe anëtar i PZAP-it duhet të ndihet krenar që sot me vepër kanë mbrojtur shtetin ligjor. Ne jemi krenar për punën e tyre. Sot i kërkoj gjithë Kosovës se ka burra e gra me integritet profesional dhe karakter njerëzor që shtetin ligjor e kanë të shenjtë", ka thënë ai përcjell Telegrafi.

75643589 2599929263388845 9208994358953508864 n

Limaj ndër të tjera ka thënë se me këtë vendim të PZAP-it dëshmohet se KQZ nuk kishte shpallur më ehrët asgjë.

"Anëtarët e PZAP-it treguan se sot ata nuk ndikohen dhe se dëgjojnë e respektojnë vetëm ligjin. PZAP sot e ka bërë një shërbim të madh për proceset demokratike në Kosovë. E ka kthyer integritetin e zgjedhjeve të Kosovës. Ka interveneuar për ta kthyer rezultatin e rregullt ashtu siç kanë vendosur qytetarët e Kosovës. Në të gjithë si qytetarë si subjekte politike duhet t'i shprehim mirënjohje PZAP-it që kthej ligjshmëri me ëktë vendim përpara se institucionet të dalin nga rruga e parregullt. Ata e kanë pranuar si të bazuar ankesën tonë duke i anuluar ato vota të parregullta kontrabande të hyra nga serbia", ka theksuar ai duke shtuar se nga kjo Nisma me partnerët është parti parlamentare.

69684813 794790670933900 1517197764247683072 n

"KQZ ka shpallur rezultate të parregullta më herët. Vendimi që sot PZAP-i mori edhe për numërimin e mbi një mijë kutive tregon që KQZ atë ditë nuk ka shpallur asgjë. Me rezultatet e rregullta ashtu siç e kërkon ligji, Nisma dhe partnerët janë parti paralamentar dhe ne do të vazhdojmë fuqishëm me aktivitetin tonë parlamentar. Nga sot edhe me vendim të PZAP-it, ne jemi në parlament me vota të rregullta. PRej 5.012 ne jemi parti parlamentare me 6 mandate në Kuvendin e Kosovës", është shprehur ai.

Ndryshe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019.

Në njoftimin e bërë nga PZAP për media thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve./Telegrafi/