Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se në rast se bën sharje për të tjerët, siç tha ai që po bëjnë partitë tjera, nuk do i shërbej Kosovës.
Sipas tij, partia që ai drejton, është kthyer në shpresë për qytetarët e vendit.
Limaj në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se projekti “Bashkë me shtetin”, është misionar, dhe se garanton se të bashkuar, djemtë e vajzat e reja do të jenë krenarë, pse janë të Kosovës.
“Derisa të tjerët ofrojnë përçarje ne ofrojmë bashkim. Ne duam dhe bashkëjetojmë edhe me ata që mendojnë ndryshe nga ne. Ne do t’i afrojmë edhe ata që kanë mendime të ndryshme nga ne. Ne nuk i përjashtojmë ne i afrojmë. Ne nuk shajmë por kritikojmë, ne nuk bëjmë me gisht tek njerëzit, por tek problemet, të cilat duhet me i zgjidh. Ne nuk e identifikojmë individin, por problemin me të cilat ballafaqohet vendi ynë”, tha mes tjerash Limaj.
Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se nuk thërret njerëz në sallë për t’u kthyer në shtëpi të hidhëruar, por për të pasur shpresë dhe besim.
Ai tha se prindërit kosovarë kanë nevojë për shtesat e fëmijëve, për çka sipas tij Kosova ka kapacitet për të qenë shtet i dinjitetshëm.
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se Fatmir Limaj është njeriu që më së miri mund ta përfaqësojë Kosovën, dhe se një gjë të tillë sipas tij, Limaj e ka dëshmuar edhe në të kaluarën. Zgjedhja e tij kryeministër, tha se do të jetë edhe mesazh edhe për Serbinë.
“Kosova po hyn në fazë të përballjes me Serbinë, në fazën finale të saj dhe bash pse Vuçiqi nuk po e donë Fatmir Limajn, Kosova duhet ta nxjerr për kryeministër Fatmir Limajn. Me zgjedhjen e tij kryeministër do t’i tregojmë Serbisë, që zgjidhja e Kosovës nuk mund të jetë zgjidhje tjetër përveç asaj që e ka vulosur Kosova me gjakun e saj, e ka vendosur Rambujeja, Gjykata Ndërkombëtare, e kanë vulosur deputetët e Kuvendit të Kosovës më 17 shkurt 2008”, deklaroi Sherifi.
Kryetari i degës në Ferizaj, njëherësh edhe kandidat për deputet, Besnik Berisha tha se Nisma Socialdemokrate i gëzohet datës 6 tetor, datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale.
“Mrekullia do të ndodhë më 6 tetor, mrekullia dhe fitorja është Nisma Socialdemokrate, me numër 122. Me numër një Fatmir Limaj, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha ai.
Kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate në Ferizaj janë: Agnesa Hajredini, Ali Halimi, Bajram Tahiri dhe Besnik Berisha, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa