LAJMI I FUNDIT:

Limaj kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 21-vjetorin e rënies

Limaj kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 21-vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21-vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malajt.

Limaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se gjeneral Iliri ishte një prej luftëtareve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strateg i madh i UÇK-së.


Ai ka thënë se Konushevci do të mbetet në kujtesë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovë.

“Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strategut të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kombit, Ilir Konushevci. Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
Po këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj. Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevecit dhe Hazir Malajt! Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar në Fecebook, Fatmir Limaj./Telegrafi/