LAJMI I FUNDIT:

Limaj e Krasniqi prezantojnë aderimet e reja të NISMA

Limaj e Krasniqi prezantojnë aderimet e reja të NISMA

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të prezantoje aderimet e reja.  Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka njoftuar se prej sot partisë të cilën ai e drejton i është bashkuar Samed Dërmaku nga Kamenica, i cili është magjistër i Shkencave Politike.

Më këtë rast, Limaj është shprehur i lumtur që çdo ditë po vijnë njerëz tek Nisma Socialdemokrate.


“Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit, ku çdo ditë aderojnë kuadro të reja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Edhe kryetari  Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka mirëpritur në këtë subjekt dy anëtarë të rinj nga komuna e Kamenicës, magjistër të shkencave të ekonomisë.

Krasniqi më këtë rast ka thënë se Kosovës i duhet projekti socialdemokrat i Nismës.

“Mevlide dhe Bujar Kastrati, magjistër të shkencave të ekonomisë, kanë zgjedhur Nismën Socialdemokrate për ta dhënë kontributin e tyre profesional.  Të dytë falënderuan Nismën Socialdemokrate që ua hapi derën dhe dha mundësinë për të qenë aktiv në politikë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate ka njoftuar dy ditë më parë se këtij subjekti i është bashkuar edhe Bekim Brestovci, afarist i suksesshëm në diasporë dhe ish drejtor i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori