Nisma për Kosovë sonte ka mbajtur takim elektoral me banorët e Krushës së Madhe në Rahovec, ku u prezantua kandidati për kryetar të Rahovecit nga kjo parti, Besnik Hoti, ndërsa është premtuar rritje të subvencioneve dhe garantim të granteve për bujqit, përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e një çerdheje.
Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj tha se Kursha i ka njerëzit më punëtor në gjithë Kosovën, dhe shtoi se e mira e Krushës dhe Rahovecit është Besnik Hoti, që ka vlera të kalibrit jo vetëm komunal, por të Kosovës dhe kombëtare.
“Unë po ju them juve krushianëve, ne ia dimë vlerën këtij djali, e do ta mbështesim fort këtë burrë, këtë intelektual, do ta mbështesim fort për të çarë rrugë, sepse e dimë se i shërbejmë vendit tonë, duke e mbështetur këtë burrë. E dimë se kudo që merr detyra shtetërore, Besniku do të na qet faqebardhë, ashtu siç na ka qit babai i tij kur ka qenë koha për lirinë e Kosovës. Vizioni ynë politik, gërshetohet komplet me këtë njeri. Ju mund të keni projektin më të mirë politik, por nëse nuk e keni njeriun e duhur, asgjë nuk të duhet ai projekt, mbetet pa u realizuar. Ju mund të keni një njeri të mirë, por nëse nuk keni një projekt, përsëri gjërat mbesin, ne kemi pas fatin që në vizionin tonë kemi një djalë, në të cilin është i mëshiruar krejt ai vizioni ynë politik, në shpirtin dhe zemrën e tij”, tha Limaj.
Kandidati i Nismës për Kosovës për kryetar të Rahovecit, Besnik Hoti tha se Nisma është me orientim social-demokrat dhe në këto zgjedhje garon me një platformë të qartë politike, duke ofruar zgjedhje për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e vendit tonë. Hoti tha se do të ofrojnë subvencione dhe grante për bujqësi.
“Rritja e subvencioneve dhe garantimi i granteve për bujqit dhe fermerët, është një nga pikat kryesore të programit tim për bujqësinë, e cila ka gjetur edhe përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë. Zëvendësimi i makinerisë bujqësore të amortizuar, me makineri të teknologjisë së lartë. Binjakëzimi komunë së Rahovecit me komunat tjera. Ngritjen e një instituti për regjistrimin e farërave cilësore. Rregullimin e infrastrukturës. Ngritjen e një çerdhe dhe kënd lojërash, për fëmijët të cilët pas orarit të shkollës, enden rrugëve të Krushës, duke u bërë edhe burim i aksidenteve”, premtoi Hoti, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij