LAJMI I FUNDIT:

Limaj akuzon Kurtin: Me marrëveshjen e dëmshme, Serbia bëhet hisedare në Kosovë

Limaj akuzon Kurtin: Me marrëveshjen e dëmshme, Serbia bëhet hisedare në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pika 7 e marrëveshjes së Ohrit mes Kurtit e Vuçiqit është marrëveshja e vitit 2015.

“Në pikën 7 janë organet e Asociacionit, nga Kuvendi, Bordi, kryetari dhe stema e flamurit. Kompetencat do të bisedohen me status”, ka thënë Limaj.

“Kosovës i ka ardhur një marrëveshje shumë e keqe, e rëndë… Serbia me këtë marrëveshje bëhet hisedare në Kosovë”, ka thënë tutje Limaj, duke shtuar se në këtë marrëveshje një pjesë është version i ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.


“Plani i Gjingjiqit ka pasur dy drejtime: sa më shumë të drejta të komunitetit serb në Kosovë dhe e dyta të rikthehet e drejta e shtetit serb mbi Kosovën”, ka shtuar Limaj në RTV Dukagjini.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka ardhur nga mos-komunikimi i kryeministrit Kurti me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se i njëjti nuk ka legjitimitet.

Politiken e Qeverisë dhe të kryeministrit e ka quajtur si arrogante, aventuriste dhe të papërgjegjshme.

Sipas Limajt, kemi një marrëveshje sikur ajo e Ohrit, që e pranoi Kurit më 18 mars.

“Kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i një politike dyvjeçare aventuriste, të papërgjegjshme, kryeneçe arrogante të kësaj garniture”, ka thënë Limaj.

Limaj nuk i ndali edhe më tej kritikat, ku sipas tij Kurti “pa pikë fytyrë” po mundohet që marrëveshjen e Ohrit të shesë ndryshe në popull.

“Kryeministri ka shkelur kushtetutën, pasi e ka pranuar këtë marrëveshje, pasi në preambulën e atij dokumenti paragjykohet statusi i Kosovës, Kurti pranon që çështja e statutit të Kosovës nuk është e zgjidhur, mund të hapet është e hapur, praktikisht kjo korrespondon me kushtetutën e Serbisë… Neni 7 ka disa problematika, është marrëveshje e 2015, Kushtetuesja e ka rrëzuar ne 2015. Pika 10 është marrëveshja e 2013-tës.”, ka shtuar Limaj.

Ndërkaq, Limaj gjatë intervistës këto që këto që po thoshte të regjistrohen pasi, do të dalin fjalët e tij, kështu duke kritikuar prapë Kurtin, pasi në emisionin “Debat Plus”, Kurti i janë lëshuar disa video nga e kaluara kur kundërshtonte Asociacionin, e sipas tij kryeministrin nuk e kishte problem këtë.

“Xhiroje, incizoje, fatmirësisht jemi në një kohë moderne, edhe pse edhe me xhirime më s’po e kanë gajle, e shihesha kryeministrin ia qiteshin videot, por se ka gajle”, ka thënë Limaj. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori