LAJMI I FUNDIT:

Lila Moss shfaqet me një fustan të tejdukshëm në British Fashion Awards, duke kujtuar momentin ikonik të Kate Moss të vitit 1993

Lila Moss shfaqet me një fustan të tejdukshëm në British Fashion Awards, duke kujtuar momentin ikonik të Kate Moss të vitit 1993

Lila Moss ‘pasqyroi’ nënën e saj të famshme Kate, teksa ecte në tapetin e kuq në ‘British Fashion Awards 2023’ të hënën.

Modelja, 21 vjeçe, kishte veshur një fustan të tejdukshëm metalik që të kujton fustanin e nënës së saj, Kate Moss të vitit 1993, i kompletuar me të brendshme të zeza.

Me seksione të prera dhe rripa të hollë, fustani argjendi, nga Nensi Dojaka, u kompletua me sytjena kapur bashkë me fustanin dhe pjesën e poshtme të shpinës, shkruan DailyMail.


Lila ngriti lartësinë e saj me disa taka të zeza me rripa dhe aksesorë me vathë floriri, të huazuar nga Kate.

Për të kompletuar veshjen e saj të frymëzuar nga vitet e 90-ta ajo zgjodhi një grim shumë delikat dhe i ktheu flokët në një topuz.

Fustani i tejdukshëm i Liza Bruce i veshur nga Kate në 1993 ishte shumë i mprehtë në atë kohë, por paralajmëroi një trend të ri për fustanet ‘slip’.

Për tri dekada mbetet një nga pamjet më ikonike të Kate, por ajo më parë zbuloi se nuk e kishte idenë se veshja ishte e tejdukshme dhe se ajo e kuptoi vetëm kur gjeti fotot e saj në gazetë të nesërmen.

“Ishte blici që e bën atë të duket lakuriq”, tha ajo për ‘British Vogue’.

“Kur e kisha veshur, nuk mendoja se ishte aq e dukshme, por padyshim që ishte”, shtoi ajo. “Fustani i mirë, natën e mirë.” /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Kalo në kategori