LAJMI I FUNDIT:

Likova mbetet pa ujë, edhe pse afër saj janë dy liqene akumuluese (Video)

Likova mbetet pa ujë, edhe pse afër saj janë dy liqene akumuluese (Video)

Banorët e komunës së Likovës edhe pse jetojnë pranë dy liqeneve akumuluese, atë të Likovës dhe Gllazhnjës, edhe sot e kësaj dite nuk mund të pinë ujë nga to, përcjell Telegrafi maqedoni.

Arsyeja është se tani e 6 vite me radhë po zvarritet ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për këtë zonë. Banorët shprehen të revoltuar dhe akuzojnë pushtetin lokal dhe atë qendror për neglizhencë.

Banorët ankohen para kamerave të Alsat-M, duke thënë se tash e 10 vite kanë marrë vetëm premtime nga partitë politike, por asgjë nuk është realizuar deri tani.


I pari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku për Alsat M thotë se deri më tani për këtë ujësjellës janë investuar rreth 2 milion e gjysmë euro.

“Ujësjellësi ka arritur deri në fshatin Sllupçan, gypi kryesorë, ku janë invstuar në gypin kryesorë 2 milion e gjysmë euro, dhe se së shpejti presim edhe 1 milion e dyqindmijë euro për ta filluar edhe stacionin filtrues mbi fshatin Likovë”, tha Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës.

Ndryshe, punimet për ujësjellësin kanë filluar qysh në vitin 2010, por nuk dihet se ku kanë arritur dhe kur do të përfundojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori