LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Ndërmarrjet Publike në Maqedoni do të miratohet me procedurë të shkurtuar

Ligji për Ndërmarrjet Publike në Maqedoni do të miratohet me procedurë të shkurtuar

Deputetët e LSDM-së dhe BDI-së propozojnë që me procedurë të shkurtuar të votohen ndryshimet në Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Me ndryshimet ndër të tjera propozohet për emërimin e zv. drejtorëve në të gjitha ndërmarrjet publike të formuara nga komunat, Bashkia e Shkupit dhe Qeveria.

Ekzistojnë 129 ndërmarrje publike në të cilat nuk ka pasur zv. drejtorë. Me vendimin e deri tanishëm ligjor, drejtori emëronte një punonjës i cili menaxhonte ndërmarrjen në mungesë të tij.


Disa organizata joqeveritare: Instituti për Demokraci “Sociatis Civil”, Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve dhe Qendra për Komunikime Civile kërkojnë që ndryshimet të tërhiqen dhe të bëhet një analizë më gjithëpërfshirëse që me të vërtetë do të provohet nevoja për një funksion të tillë. Sipas llogaritjeve fillestare, emërimi i zv. drejtorëve do të kushtonte rreth 2 milionë euro në vit.

“Në 22 prej këtyre 129 ndërmarrjeve publike ka më pak se 10 punonjës. Duke marrë parasysh se të gjitha këto ndërmarrje publike, përveç drejtorit, kanë edhe një bord administrativ dhe mbikëqyrës, kjo do të thotë se numri i personave të zgjedhur dhe të emëruar është më i lartë se numri i punonjësve që janë bartës të veprimtarisë. Dhe tani, në vend që të bëhet racionalizimi, domethënë, për të zvogëluar numrin e funksioneve, futet një funksion i ri shtesë. Të gjitha këto të dhëna sugjerojnë se propozimi për të futur një funksion shtesë në ndërmarrjet publike është iracional”, thonë nga organizatat joqeveritare./Telegrafi/