LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier po teston një rregull të ri për portierët – një ekip do të ndëshkohet ndryshe nëse portieri nuk i përmbahet

Liga Premier po teston një rregull të ri për portierët – një ekip do të ndëshkohet ndryshe nëse portieri nuk i përmbahet

Liga Premier së shpejti do të prezantojë një rregull të ri që do të kufizojë seriozisht mbajtjen e topit në duar kur bëhet fjalë për portierët në ligën më të fortë në botë. 

Kreu i organizatës së gjyqtarëve (PGMOL) Howard Webb e zbuloi planin në një emision në kanalin televiziv SkyBet. 

Portierët tashmë lejohen të mbajnë topin vetëm për gjashtë sekonda, por loja ndalet rrallë, ndoshta për shkak se skuadra kundërshtare do të duhej të ekzekutonte një goditje të lirë indirekte brenda zonës së penalltisë. 


Ideja e re është që rregulli të zbatohet në mënyrë më të qëndrueshme, kështu që sipas rregullit të ri, nëse portierët e mbajnë topin në duar më gjatë, skuadrës kundërshtare do t’i jepet një goditje nga këndi. 

Synimi është i qartë, të pengohen portierët të “vjedhin” kohën dhe rregulli i ri tashmë po testohet. 

“Në Ligën Premier U21, rregulli i lartpërmendur tashmë është duke u testuar. Nëse portieri e mban topin për tetë sekonda dhe nuk e lëshon atë, pason një goditje këndi për skuadrën tjetër. Gjyqtari numëron mbrapsht pas tre sekondave dhe nëse portieri e mban topin, atëherë është një goditje këndi për kundërshtarin”, deklaroi Webb. 

Legjenda e Manchester United, Gary Neville është një nga punonjësit e Sky dhe atij i pëlqen rregulli i ri. 

“Më pëlqen, vonesa më e madhe kohore është kur portierët e mbajnë topin për më shumë se gjashtë sekonda”. 

“Ju keni një situatë ku portieri e mban topin për rreth 15 sekonda, çdo herë humbet shumë kohë dhe nuk ndëshkohet, dhe rregulli është ende në fuqi. Kjo më çmend”, deklaroi Neville. 

Rregulli është aktualisht në një fazë testimi dhe nëse gjithçka shkon mirë, ndryshimi do të zbatohet në Ligën Premier. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

La Liga
Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Liga e Kampionëve
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori