LAJMI I FUNDIT:

Liga e Parë e Maqedonisë: Derbi i kryeqytetit Vardari – Shkupi, Struga synon të mposhtë Rabotniçkin

Liga e Parë e Maqedonisë: Derbi i kryeqytetit Vardari – Shkupi, Struga synon të mposhtë Rabotniçkin

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë nuk do të luhet të dielën, që është orar i zakonshëm, njofton Telegrafi. Kjo për faktin se Përfaqësuesja e vendit tonë, do të fillojë më herët përgatitjet për sfidat e nëntorit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kështu ndeshjet e javës së 14-të do të luhen të shtunën, një ditë më herët, ndërsa orari mbetet po ai i njëjti, me fillim në orën 13:00.

Sigurisht se edhe kjo javë do të sjellë përballje mjaft të forta, ku padyshim që si duel më interesant do të jetë përballja në mes kampionatit aktual Struga Trim Lum dhe liderit të këtij sezoni Rabotniçkit. Të dy ekipet në këtë përballje do të futen me imperativ fitoren, ndërsa Struga do të kërkojë që të jetë ekipi i parë që do ti shkaktojë humbje Rabotniçkit, ekip ky që në 13 javë nuk është mundur.


Duel tjetër interesant do të luhet në kryeqytet, luhet derbi i dy ish-kampionëve, Vardarit dhe Shkupit. Skuadra e Vardarit është e fundit në renditje dhe nga 13 ndeshje ka 2 fitore (një e ka fituar zyrtarisht), e që nuk po arrin të këndellet. Nga ana tjetër edhe Shkupi në këtë sezon ka luajtur “nxehtë-ftohtë”, ndërsa në këtë duel futet pas disfatës që mori në “shtëpi” nga Gostivari. Dihet se këto dy ekipe kanë një rivalitet të madh mes vete, andaj do të jetë një nga sfidat më të zjarrta të javës. Në pesë përballjet e fundit direkte, Shkupi ka po aq fitore ndaj Vardarit.

Skuadra e Shkëndijës këtë të shtunë në Tetovë do të jetë nikoqire e AP Brera dhe për Shkëndijën përveç fitores, çdo rezultat tjetër do të jetë i papranueshëm, nëse dëshiron të mbetet në garë për pozitën e liderit dhe titullit kampion.

Duel tjetër interesant do të luhet mes dy ekipeve shqiptare, Gostivarit dhe Voska Sportit. Në javët e fundit të dy ekipet kanë rezultate të mira, por Gostivari është favorit absolut, duke marrë parasysh formën dhe ambiciet e klubit. Në anën tjetër Besa që vazhdon të jetë pa trajner, këtë fundjavë udhëton drejt Kavadarit, për tu përballur me një konkurrent direkt që kërkon ikjen nga fundi i tabelës, ekipin e Tikveshit. Dueli i fundit i javës së 14-t, është ai në mes Sileksit dhe Pelisterit që luhet në Kratovë. /Telegrafi/

Java e 14-t, e shtunë ora 13:00 takohen: Vardari – Shkupi, Struga – Rabotniçki, Shkëndija – Brera, Gostivari – Voska Sport Tikveshi – Besa dhe Sileksi – Pelisteri.

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori