Liga e Kampionëve është kthyer në garën e Mohamed Salah – faraoni ka shënuar në tetë ndeshje radhazi të Liverpoolit si mysafir

Liverpooli ka fituar si mysafir i Interit me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse ndeshja ishte me raste, golat u shënuan në fundin e ndeshjes, ku fillimisht Roberto Firimon tundi rrjetën, ndërsa pastaj ishte radha e Mohamed Salah.
Egjiptiani po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve këtë vit, pasi ka tetë gola në këtë sezon, ku më shumë kanë shënuar vetëm Sebastian Haller (10 gola) dhe Robert Lewandowski (9 gola).
Një statistikë tjetër e veçantë është se egjiptiani e ka gjetur rrjetën në tetë ndeshje radhazi jashtë ‘Anfield’ (10 gola gjithsej), që është një shifër shumë e mirë.
Në anën tjetër egjiptiani ka kompletuar numrin e 50 ndeshjeve me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Ai gjatë kësaj periudhe ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 10 asistime.
Salah ka luajtur në dy finale dhe një e ka fituar me Liverpoolin. /Telegrafi/
















































